Home / Lajme / Rajon / Zhani Ciko:Me serbët të lidhur emocionalisht?!

Zhani Ciko:Me serbët të lidhur emocionalisht?!

2 gusht-
Ai ka shtuar se paraqitja e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore të Shqipërisë paraqet fillimin e bashkëpunimit, “meqë jemi popuj të afërt jo vetëm gjeografikisht, por edhe emocionalisht”, e citon Tanjug-u Cikon.

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve i Shqipërisë dha mbrëmë një konceret në Kolarçev Universitet në Beograd, në kuadër të “Verës Kulturore të Bojçinit”, njofton sot agjencia Tanjug.

Ansambli nga Tirana gjatë një programi dyorësh luajti gjashtë valle dhe ekzekutoi 11 këngë me motive nga zona të ndryshme të Shqipërisë që nga jugu deri në Kosovë.

Drejtori i Operës nga Tirana, Zhani Ciko, citohet nga Tanjug-u të ketë thënë se ardhja e ansamblit të Shqipërisë në Beograd është një mënyrë që t’i kontribuohet afrimit të dy kulturave dhe dy popujve.

Ai ka shtuar se paraqitja e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore të Shqipërisë paraqet fillimin e bashkëpunimit, “meqë jemi popuj të afërt jo vetëm gjeografikisht, por edhe emocionalisht”, e citon Tanjug-u Cikon.

Ansambli shtetëror folklorik, që përbëhet nga 60 anëtarë, ekziston tash 55 vjet dhe deri më tash ka mbajtur mijëra koncerte, kurse nesër (të dielën) do të paraqitet edhe para publikut të Surçinit.

Para 35 vjetësh e kam parë këtë ansambël në një festival folklori dhe tash, duke ndërtuar “Verën kulturore të Bojçinit” në Surçin, dëshirova që ai të jetë pjesë e manifestimit, meqë konsideroj se ansambli ka vlerë të lartë artistike”, është shprehur kryetari i komunës Surçin (në kuadër të qytetit të Beogradit), Vojisllav Janosheviq.

Ky festival zgjat deri më 26 shtator.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *