Home / Lajme / Maqedoni / Zv-kryeministri Ademi vendos lule pranë bustit të Nënës Terezë

Zv-kryeministri Ademi vendos lule pranë bustit të Nënës Terezë

26 gusht-
Ademi sot morri pjesë edhe në manifestimin e organizuar në Spitalin Gjinekologjik në Çair me rastin e ri emërtimit të kësaj qendre në spitalin “Nënë Tereza” në nder të lindjes së humanistes, nobelistes shqiptare nga Shkupi.

Zëvendës-kryeministri iMaqedonisë, Abdilaqim Ademi sot ka vendosur lule pranë bustit të humanistes shqiptare Nëna Terezë në Shkup, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj.

Ademi sot morri pjesë edhe në manifestimin e organizuar në Spitalin Gjinekologjik në Çair me rastin e ri emërtimit të kësaj qendre në spitalin “Nënë Tereza” në nder të lindjes së humanistes, nobelistes shqiptare nga Shkupi.

Ai mbrëmë ka hapur ekspozitën e Miftar Berishës – 100 Portretet e Nënës Terezë në Tiranë, me ç’rast ka theksuar se sot shqiptarët dhe mbarë bota përkujton Nënën Terezë, nënën e cila reflekton dashurinë, tolerancën, paqen dhe solidaritetin.

Ademi sonte do të marrë pjesë në promovimin e këngës dhe spotit të përgatitur me rastin e 100 Vjetorit të Lindjes së Nënës Terezë.

Manifestimet për shënimin e këtij Jubileu do të vazhdojnë gjatë tërë këtij viti, thuhet në një komunikatë nga kabineti i zëvendës-kryeministrit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *