Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: BDI-ja do t’i përkrahë ndryshimet eventuale të Ligjit të lustrimit

Ademi: BDI-ja do t’i përkrahë ndryshimet eventuale të Ligjit të lustrimit

28 shtator-

Nëse ekspertët dhe juristët gjejnë ndonjë formulim që nuk do të jetë në kundërshtim ne do t’i përkrahim ndryshimet nëse ka iniciativë, deklaroi Ademi pas promovimit të raportit për kapacitetet kombëtare dhe lokale për përforcimin e dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimit.

Abdylaqim Ademi, zëvendëskryeministri i anagazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe një nga të parët e Bashkimit Demokratik për Integrim sot deklaroi se partia e tij do t’i përkrahë ndryshimet e Ligjit për Lustrim, lidhur me periudhën dhe përfshirjen, nëse kjo është e mundur.

Nëse ekspertët dhe juristët gjejnë ndonjë formulim që nuk do të jetë në kundërshtim ne do t’i përkrahim ndryshimet nëse ka iniciativë, deklaroi Ademi pas promovimit të raportit për kapacitetet kombëtare dhe lokale për përforcimin e dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimit. Ai shtoi se qëndrimi i tyre që nga miratimi i Ligjit është se lustraconi duhet që të zbatohet deri në periudhën e miratimit të tekstit nga ana e Kuvendit dhe përfshirja e personave të jetë më e gjerë.
Vendimi për lustrimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga Komisioni për verifikim të fakteve e minon kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e prish edhe legjitimitetin në lidhje me të gjitha vendimet e deritanishme të kësaj Gjykate, vlerësoi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

“Kjo është e keqe për shkak se në mënyrë plotësuese e minon kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e prish fuqimisht edhe legjitimitetin në lidhje me vendimet e deritanishme. Kjo që po ndodh nuk është mirë për vendin, që kemi njerëz që kështu kanë vepruar në të kaluarën, ndërsa sot janë në pozicione kyçe dhe në pozicione që janë me rëndësi kyçe për shtetin”, deklaroi Gruevski i pyetur për fillimin e procesit të lustracionit, pas prezantimit të 20 titujve të rinj nga projekti qeveritar për përkthimin e 500 librave shkencorë dhe profesionalë.

Theksoi se lustracioni ka filluar dhe se pret kritita për procesin, në të cilin, siç thotë, si dhe në shumë çështje të tjera, ai do të përmendet si fajtori kujdestar.

“Deri tani na kanë kritikuar se nuk ka lustracion dhe se ajo nuk ka filluar, e tani kur filloi sërish do të na kritikojnë se nuk është i mirë. Dje dëgjova komente dhe akuza si dhe në shumë raste të tjera fajtor kujdestar është kryeministri. Kur për dikë do të nxirret diçka negative sikur dje, fajtor është kryeministri, sikur unë ta kisha detyruar të bënte disa gjëra në të kaluarën”, tha Gruevski.

Ai pret që për disa javë të prezantohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lustracion, në të cilat tashmë punon një grup punues, e me të cilat duhet të përmirësohet teksti i Ligjit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *