Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Si i ka rrahur zemra Goce Dellçevit për këtë vend gjithashtu edhe mua më rreh njëjtë’.

Ahmeti:Si i ka rrahur zemra Goce Dellçevit për këtë vend gjithashtu edhe mua më rreh njëjtë’.

4 shtator-
Ahmeti gjatë brifingut theksoi se në vitin 1995/96 është folur për ndarjen e Maqedonisë, përsëri në vitin 2001 kishte ofertë për ndarje por unë nuk e kam pranuar. Sipas ofertës Zajazi tani do të ishte Shqipëri, por unë nuk jam I interesuar për harta të reja por ppër konfuguracion, por jam i interesuar të jemi gjithë të barabartë, dhe ju jeni dëshmitarë për këtë.

Maqedonia patjetër të vazhdojë rrugën e integrimit. BE-ja dhe NATO janë rruga jonë e vetme. Nuk vërej se nuk ka vullnet nga të tjerët për këtë rrugë. Të gjithë së bashku duhet të punojmë deri në atomin e fundit që Maqedonia të bëhet pjesë e Evropës së lirë.

Nëse do të dështoj integrimi, të cilin unë nuk e uroj, shumë miq ndërkombëtar na kanë dhënë sinjale se Maqedonia do të jetë në një izolim total. Shkëndijat e para të këtij izolimi janë vërejtur. Kjo mua më shqetëson. Kështu deklaroi mbrëmë Ali Ahmeti në takimin me gazetarët në Shkup, për të cilët shtroi iftar., por jo edhe për ekipin e televizionit Koha, I cili nuk ishte I ftuar në këtë iftar. Për kreun e BDI-së mediat maqedone janë më të rë rëndësishëm edhe kur bëhet fjalë për iftarë, sepse në rastet tjera e kanë dëshmuar veten se kush ka përparësi, mediat shqiptare apo maqedonase. Ndoshta atyre u ka penguar prezenca e televizionit Koha, por kjo ka pak rendesi se sa vet deklartat e Ahmetit.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në brifungun e mbrëmshëm me gazetarë në Hotelin Stone Brixh sqaroi se në të gjitha takimet që i ka pasur me partnerin e koalicionit, Gruevskin, e ka thënë mendimin e tij personal dhe në mënyrë të hapur ka thënë se nuk ka shmangie nga këto tre çështje, siç janë integrimi në BE dhe NATO, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet ndëretnike, se këto çështje janë thelbësore për vendin dhe shtetin tonë.

“Unë për këto çështje kam biseduar me të gjitha partitë politike në përjashtim me Partinë Demokratike Shqiptare, dhe nga të gjithë ka marrë mbështjetjen e nevojshme.
Në pyetjen e gazetarëve për zgjidhjen e rasteve të Hagës ai u përgjigj se temat për të cilat pyesin ata janë të shtruara në publik. Edhe për këtë kam biseduar me të gjitha partitë politike de të gjithë janë të intersuar për zgjidhjen e problemit, por parimisht këto ështje duhet të zgjidhen që të mos lejohen qarqe të ndryshme të ndikojnë negativisht”, deklaroi Ahmeti.

Koncepti Ali Ahmeti

Maqedonia është vendi im dhe unë punojë që vendi im të ec përpara, për shkak se ky është qëllimi im, që qytetarët të kenë një jetë më të mirë në vendin e tyre.

“Gjatë bisedave edhe unë e kam paraqitur konceptin tim, se ky vend është i imi, dhe ky shtet ështlë i imi, mua më bregos që të mos ketë rryma të ndryshme të inicojë ose të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike që do të sjellin deri në ndarje. Ai më tej nënvizoi se të gjithë paraaedhësit e mi kanë qenë këtu edhe unë jam këtu dhe se nuk ka shtet jetër rezervë. Kam jetuar në Prishtënë dhe Zvicër dhe kam mundur të marrë nënshtetësi zvicerane, por dua të jetoj këtu dhe gjithë energjinë time dua ta plasoj këtu. Edhe me ju gazetarët më herët kam folur se si i ka rrahur zemra Goce Dellçevit për këtë vend gjithashtu edhe mua më rreh njëjtë”.

Ahmeti gjatë brifingut theksoi se në vitin 1995/96 është folur për ndarjen e Maqedonisë, përsëri në vitin 2001 kishte ofertë për ndarje por unë nuk e kam pranuar. Sipas ofertës Zajazi tani do të ishte Shqipëri, por unë nuk jam I interesuar për harta të reja por ppër konfuguracion, por jam i interesuar të jemi gjithë të barabartë, dhe ju jeni dëshmitarë për këtë.

Rastet e Hagës janë mbyllur me Ligjin për Amnesti

Në lidhje me rastet e Hagës kjo tërësisht ka të bëjë me një dimension politik dhe vendimi për aministinë është marrë në një shtëpi që quhet e shenjtë.

“Në Parlamentin e Maqedonisë është votuar ligji për aminsti, ku amnistia vlen për të gjitha palët. Do të ishte një situatë tjetër sikur në atë kohë të kishte ekzistuar shteti i së drejtës të kishte ngriotur procedurë për 6 shqiptarët e zhdukur, vrasjen e 9 fëmijëve, një fëmi njëjavëshe, kishte 15/16 të vrarë në fshatart e Tetovës, janë pushkatuar para kamërave babë e bir afër stadiumit”, deklaroi Ahmeti.

“Lëndët janë kthyer por nuk janë hapur e as do të hapen, as të mbyllen, atëherë duhet të respektohet ligji të cilin e sjell Republika e Maqedonisë dhe në fund i kisha lutur gazetarët që të mbyllen këto plagë e të mos hapen, pasi plagët e vjetra kur hapen, dhëmbin më shumë se plagët e reja”, deklaroi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë takimit me gazetarët. (MIA)

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *