Home / Sport / Alegri sheh larg: Duam finalen e Championsit

Alegri sheh larg: Duam finalen e Championsit

Me blerjet e fundit, trajneri kuqezi ka besim se ekipi që ai drejton mund të arrijë deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në një prononcim nga Nioni i Zvicrës ku merr pjesë në takimin e trajnerëve të Ligës së Kampionëve, numri një i stolit të Milanit u shpreh: “Kemi një organikë të klasit të lartë, edhe për në Evropë”. Po si do t’i vendosë në fushën e lojës gjithë ata yje? “Me raste do të luajnë së bashku, herë të tjera do të alternohen. Lojtarët do të kthehen nga kombëtaret vetëm dy ditë para ndeshjes me Çezenën”.

Lidhur me Borrielon, i cili vendosi të lërë Milanon për t’iu bashkuar Romës, Alegri tha: “Ai bëri një zgjedhje për të cilën besoj se është i bindur”. Në fund edhe një falënderim: “Jam shumë i lumtur për ardhjen e Ibrahimoviçit, është një lojtar i madh. Nuk e prisja një përforcim shtesë si Robinjo. Është një dhuratë e bukur nga presidenti Berluskoni të cilin e falënderoj nga zemra”. Favoritët për Serinë A? “Interi dhe Milani janë përpara, Roma më pas”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *