Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti shtroi iftar për krerët e BFI-së

Ali Ahmeti shtroi iftar për krerët e BFI-së

3 shtator-
Në fjalën përshëndetëse, kryetari BDI-së, Ali Ahmeti, falënderoi mysafirët për prezencën e tyre, si dhe shpalosi disa pika kyçe mbi vizionin e BDI-së, duke ripotencuar orientimin e saj drejt mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe fetare të popullit shqiptar si dhe duke shprehur vendosmërinë për angazhimin drejt integrimeve në struktura të larta të BE-së.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shtroi iftar për kryetarin e BFI-së, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi dhe drejtuesit e Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Në iftarin e shtruar morën pjesë përfaqësues të institucioneve, ministra, drejtues të partive politike si dhe një numër i madh i diplomatëve të huaj që veprojnë në Maqedoni.

Duhet ndjekur ky model i bashkimit pranë njëri-tjetrit rreth “sofrës së Zotit të Madhëruar”, sikur në këtë muaj të Ramazanit, edhe për problemet e tjera që tangojnë çështjen shqiptare.

Ky ka qenë mesazhi që doli nga iftari i përbashkët mes udhëheqësve fetare dhe atyre politik në Shkup, nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Me ftesë të tij në “sofrën” e këtij iftari u bashkuan, Bashkësia fetare Islame, BDI, Demokracia e Re, Bashkimi Demokratik Kombëtarë, përfaqësues të ambasadave të huaja në vend dhe të tjerë.

Edhe përkundër asaj që ishte ftuar Partia Demokratike Shqiptare e njëjta nuk prezantoi në këtë takim. Në fjalën përshëndetëse, kryetari BDI-së, Ali Ahmeti, falënderoi mysafirët për prezencën e tyre, si dhe shpalosi disa pika kyçe mbi vizionin e BDI-së, duke ripotencuar orientimin e saj drejt mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe fetare të popullit shqiptar si dhe duke shprehur vendosmërinë për angazhimin drejt integrimeve në struktura të larta të BE-së.

Ai po ashtu nuk harroi të falënderojë të gjithë popujt dhe shtetet mike që dhanë kontribut për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan por edhe për lirinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, me në krye SHBA-të.

Kryetari i BFI-së, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga 13 myftitë e muftinive, dekanin e FSHI, Drejtorin e Medresesë si dhe operativën e Rijasetit të BFI-së, duke falënderuar Ali Ahmetin për ftesën tha se ky iftar i përbashkët sonte këtu në këtë vend duhet që të shërbejë që edhe ne të bëjmë një kthesë në veten tonë dhe të marrim edhe më me përgjegjësi amanetin që kemi para vetës në lartësimin e fjalës së Allahut xh.sh., në edukimin e brezit të ri, në punën tonë të vazhdueshme në luftimin e dukurive negative dhe avancimin e të gjitha veprave të mira.

“ Është një hap shumë i qëlluar i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për këtë sofër të përbashkët. Muaji i Ramazanit është muaj i mëshirës, i sakrificës, sinqeritetit, harmonisë, ndihmës ndaj njëri tjetrit, është muaj i Kuranit prej të cilit dalin urdhra që ne të jetojmë në harmoni të përbashkët pavarësisht gjuhës që flasim, vendit ku jetojmë dhe besimit që i përkasim”, theksoi ef. Rexhepi duke potencuar rëndësinë e prezencës edhe të ambasadorëve të Ambasadave të huaja të akredituara në Shkup

“Unë kam bindjen se ndihma e miqve tanë ndërkombëtarë nuk do të mungoj edhe në të ardhmen”, nënvizoi Rexhepi.

Kreu i BFI-së, tha se duhet ndjekur ky model i bashkimit pranë njëri-tjetrit rreth “sofrës së Zotit të Madhëruar”, sikur në këtë muaj të Ramazanit, që është edhe muaj i shpalljes së Kur’anit. “Trimi i mirë me shokë shumë. Kur jemi të bashkuar jemi më të fortë”, potencoi Rexhepi.

Kreu i BFI-së, Rexhepi porositi të pranishmit që pavarësisht se me çfarë pengesash mund të ballafaqohemi për çdo ditë ne duhet që të gjejmë forcën e imanit, forcën e besimit që ato ti tejkalojmë dhe vërtet të tregohemi që jemi të gatshëm të punojmë për ardhmërinë e këtij vendi për ardhmërinë e kombit tonë, për ardhmërinë e fesë sonë për një jetë sa më të mirë të të gjithëve duke respektuar sigurisht edhe të gjitha besimit e tjera të cilat janë në këtë nënqiell.

“Duhet që të jemi të përkushtuar deri në fund që aspiratat e këtij populli ti çojmë deri në fund”, tha Sulejman Ef. Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *