Home / Sport / Alonso triumfon në Monza, rihapet gara për titull

Alonso triumfon në Monza, rihapet gara për titull

Fernando Alonso triumfon me Ferrarin e tij në garën për çmimin e madh të Italisë, duke rihapur edhe një herë garën për titullin kampion në Formula 1.

Vendin e dytë në pistën e Monzës e zuri Xhenson Baton me Meklaren, ndërsa vendi i tretë i takon ferraristit tjetër Filipe Masa. Ndërkohë, Sebastian Vetel u rendit në vendin e katërt.

Gara e Italisë rezultoi fatale për Luis Hamilton, i cili u largua që në start pas kontaktit me një makinë Ferrari.

Me këtë fitore Alonso ngjitet në kuotën e 166 pikëve duke zënë vendin e tretë. Kryesimi i pilotëve mbahet nga Mark Veber me 187 pikë, në vendin e dytë renditet Hamilton me 182 pikë, kur kanë mbetur edhe 5 gara nga përfundimi i kampionatit.

Ndërkohë, sa i përket skuderive, vendi i parë mbahet nga Red Bulli me 350 pikë, i ndjekur nga Meklaren me 347 dhe Ferrari me 290 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *