Home / Lajme / Maqedoni / Arben Llalla i padëshirueshëm në Maqedoni

Arben Llalla i padëshirueshëm në Maqedoni

27 shtator-
MPB duke i refuzuar të drejtën e lejes së qëndrimit ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës së R.M dhe Ligjeve Ndërkombëtare të OKB, BE. Janë të njohura botërisht ligjet për bashkimin familjarë, ndërsa MPB po nxit dhe punon për shkatërrimin dhe ndarjen e familjeve shqiptare.

Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë pasi disa herë i ka refuzuar të drejtën e shtetësisë me bazë të martesës, duke e shpallur historianin dhe publicistin Arben Llallën person të rrezikshëm që rrezikon integritetin dhe qytetarët e Maqedonisë.

Këtë herë MPB i ka refuzuar lejen e qëndrimit të përhershëm publicisti Arben Llalla edhe pse i plotëson të gjitha kushtet.

MPB duke i refuzuar të drejtën e lejes së qëndrimit ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës së R.M dhe Ligjeve Ndërkombëtare të OKB, BE. Janë të njohura botërisht ligjet për bashkimin familjarë, ndërsa MPB po nxit dhe punon për shkatërrimin dhe ndarjen e familjeve shqiptare.

Sipas Arben Llallës ky refuzim ka prapavija politike pasi ai ka refuzuar me neveri propozimet e MPB që të jetë lojal.
MBP po punon që të ketë sa më pak shqiptar që janë pa të drejtën e shtetësisë dhe lejeve të qëndrimit duke ju refuzuar të drejtën e qëndrimit dhe për ti depërtuar në shtetin amë, në Shqipëri apo Kosovë.
Partitë politike shqiptare në këtë drejtim janë shterp ashtu si në shumë probleme që kanë shqiptarët e Maqedonisë.

Thjeshtë politikanët shqiptarë e kanë mendjen të pasurohen në rrugë jo ligjore sa më shumë dhe për të qenë në qeveri duke harruar premtimet e votuesve të tyre.

Ka më se një vit që Arben Llalla me anë të postës elektronike ka vënë në dijeni zëvendësministren jashtme z.Edit Harxhi dhe më vonë ish-ministrin e jashtëm Ilir Metën për këtë problem, por edhe për rreth 100 mijë shqiptar që pa të drejtë Republika e Maqedonisë u mohon të drejtën e shtetësisë dhe të lejeve të qëndrimit.
Dijeni për këtë problem delikat kanë edhe këshilltarët e Kryetarit të Republikës z.Topi. Pasi vetë ka kontaktuar me ta.

Ai ka bërë denoncim për këtë problem disa herë në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup që në vitin 2006 e deri më 2010, por siç deklaron:
“Shqipëria ka diplomatë shterpë që shohin vetëm interesat e tyre familjare.
Këtë e them me dhimbje sepse kam njohur rreth 30 diplomatë shqiptar.
Shumë diplomatë i kam edhe miq të ngushtë, por mendimi im është se janë të dobët në detyrën që u është ngarkuar. Ajo ministri më ngjan më shumë si qendër për dhënie të bursave për fëmijët e të punësuar në këtë ministri.
Faktet janë para syve tanë, por mungon guximi i atyre që duhet ti thonë”. U shpreh publicisti Arben Llalla i cili njihet për studimet shkencore për arvanitasit dhe Çamërinë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *