Home / Lajme / Rajon / Arnita Beqiraj dhe David Tufa Miss dhe Mister Albania 2010

Arnita Beqiraj dhe David Tufa Miss dhe Mister Albania 2010

24 shtator-
Fituesja, Arnita Beqiraj, në datën 1 tetor niset drejt Londrës, ku do të bëhet fillimisht mbledhja e bukurosheve nga e gjitha bota, për të shkuar më pas në Kinë, nga dhe ku do të mbahet konkursi i Miss World (Miss Bota 2010).

Miss dhe Mister Albania 2010 ka kurorëzuar mbrëmë fituesit për këtë vit. Kurora e më të bukurës për këtë vit i ka shkuar bukuroshes nga Vlora, Arnita Beqiraj, ndërsa fashën me titullin Mister e mori djali nga Tirana, David Tufa.

Një risi e këtij spektakli ka qenë grimi fare i lehtë i vajzave, kjo për të qenë sa më pranë bukurisë së tyre origjinale.

Fituesja, Arnita Beqiraj, në datën 1 tetor niset drejt Londrës, ku do të bëhet fillimisht mbledhja e bukurosheve nga e gjitha bota, për të shkuar më pas në Kinë, nga dhe ku do të mbahet konkursi i Miss World (Miss Bota 2010).

Juria ka pasur përfaqësues nga fusha të ndryshme: Holta Dulaku, njëkohësisht dhe producente, Valbona Selimllari, Miss-i i parë shqiptar, Pandi Laço, moderator televiziv, Oni Pustina, model, por dhe fitues i çmimit të parë të spektaklit “Dancing with the stars” dhe si rrallë më parë, anëtar jurie ishte edhe trajneri i Kombëtares së futbollit, Xhozef Kuzhe.

Regjisorja Vera Grabocka, ia doli të mos mbetej në kufijtë e një konkursi, por e shndërroi atë në një spektakël të plotë. Të ftuar specialë në mbrëmje kanë qenë: Aurela Gaçe, e cila ka udhëtuar nga Nju-Jorku për të performuar në skenë. Ndërsa Oni Pustina, i cili tashmë mund të quhet dhe një “balerin”, ka performuar me shoqëruesen e tij Lindën, në një balet me koreografi të çiftit Enada dhe Gerti Vaso.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *