Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet gazetari i javores “Forum” në Shkup

Arrestohet gazetari i javores “Forum” në Shkup

27 shtator-
Gazetari Zafirovski u arrestua në një kafene në qendër të Shkupit, me ç`rast menjëherë është dërguar në një stacion policie në Shkup. Atij i është kërkuar pagesa e dënimit prej 500 eurove, ose do të transferohej në burgun hetues të Shutkës.

Gazetari i javores “Forum”, Emil Zafirov është arrestuar sot në mëngjes në Shkup, pas fletëarrestit të lëshuar për dënimin për shpifje.

Gazetari Zafirovski u arrestua në një kafene në qendër të Shkupit, me ç`rast menjëherë është dërguar në një stacion policie në Shkup. Atij i është kërkuar pagesa e dënimit prej 500 eurove, ose do të transferohej në burgun hetues të Shutkës.

Gazetarit i është kumtuar se ai akuzohet për një vepër penale nga viti 2004, kur edhe kishte filluar procesi gjyqësor, ndërsa nuk i është bërë me dije se kush ishte ngritësi i padisë. Zafirovski ka bërë të ditur se asnjëherë nuk kishte pranuar ndonjë ftesë gjyqësore për këtë proces gjyqësor.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *