Home / Lajme / Rajon / Arrestohet Lirim Jakupi (nacisti)

Arrestohet Lirim Jakupi (nacisti)

5 shtator-
“Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy granata dore, një armë automatike AK-47, me katër karikatorë, si dhe dy revole të tipit TT.

Policia e Kosovës ka arrestuar Lirim Jakupin, i arratisur tre vjet më parë nga burgu i Dubravës. Arrestimi i tij është bërë jo larg qendrës së Prishtinës, në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Në një komunikatë të policisë thuhet se aksioni është ndërmarrë nga departamenti kundër Krimit të Organizuar i PK-së, i përkrahur edhe nga Njësiti Special Intervenues.

“Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy granata dore, një armë automatike AK-47, me katër karikatorë, si dhe dy revole të tipit TT.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Lirim Jakupi është në mesin e shtatë personave, të cilët kishin arritur të arratiseshin nga burgu i Dubravës më 18 gusht të vitit 2007. Lirim Jakupi, lindur më 1979 nga Gjilani, akuzohet për veprën penale të rrëmbimit. /Koha/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *