Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë bursë për studentët shqiptarë

Asnjë bursë për studentët shqiptarë

27 shtator-
Sipas Todorovit konkursi nuk kishte për qëllim ndarjen e studentëve në baza etnike.

Asnjë student shqiptarë nuk ka fituar bursë për studime deri diplomike dhe pas diplomike në një nga universitetet perëndimore në Gjermani, Pragë, e Britani të Madhe.

Siç sqaroi ministri Nikolla Tododorv një nga kushtet për ta fituar këtë bursë studimi ishte që studentët së pari të pranohen në një nga këto universitetet dhe më pas të aplikojnë në Ministrinë e Arsimit që e njëjta t’ua mbulojë të gjitha shpenzimet për studim dhe vend-qëndrim në vendin në të cilin do të studionin.

Sipas Todorovit konkursi nuk kishte për qëllim ndarjen e studentëve në baza etnike.

“Në këtë moment për mu nuk është e rëndësishme se a janë shqipatrë, maqedon, turq, vlleh, romë apo serb., me rëndësi është ti plotësojnë kushtet dhe të pranohen në një nga universitetet më prestigjioze, nuk ka rrëfim nacional në këtë rast” tha ministri i arsimit Nikolla Todorov.

Lidhur me konkursin në fjalë, përfaqësuesi shqiptar në Ministrinë e arsimit thonë se asnjë studentë shqipatrë nuk ka konkuruar për të fituar këtë të drejtë burse.

Ministria e arsimit gjithsejt ka ndarë 20 bursa studimi për studime deri diplomike dhe pas diplomike për sferat, informatikës, shkencat bujqësore dhe ushqim, shkencat e mjeksisë dhae akademisë së filmit në Pragë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *