Home / Sport / Bajerni, në Bazel për të harruar kampionatin

Bajerni, në Bazel për të harruar kampionatin

Skuadra bavareze do të luajë sot përballë kampionëve të Zvicrës me synimin për të lënë pas formën e dobët që po shfaq në Bundesligë.

Kampionët e Gjermanisë vijnë në këtë përballje nga humbja 2-1 të shtunën me Maincin në “Allianz Arena” dhe pas gjashtë javëve të para të Bundesligës, gjenden dhjetë pikë larg kreut që mbahet po nga Mainci. Por skuadra e Van Galit shpreson që Championsi të jetë një tjetër kapitull dhe të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar ku arriti deri në finale.

Fitorja e para dy javëve 2-0 në shtëpi ndaj Romës u jep më tepër besim të besuarve të Van Galit, të cilët, megjithëse pa Riberinë dhe Robenin të dëmtuar, shihen si favoritë në përballjen me Bazelin. Ekipi zviceran e humbi 2-1 ndeshjen e parë ndaj Kluzhit në transfertë dhe sot do luajë mundësitë e veta për një rezultat pozitiv që do t’i jepte shpresa për të arritur të paktën vendin e tretë.

Bazel – Bajern Mynih, formacionet e mundshme:

Bazel (4-4-2): Constanzo; Inkoom, Abraham, Ferati, Safari; Shaqiri, Huggel, Yapi, Stocker; Frei, Steller. Trajner: Fink

Bajern Mynih (4-4-2): Butt; Lahm, Van Buyten, Badstuber, Pranjic; Müller, Van Bommel, Schweinsteiger, Altintop; Klose, Olic. Trajner: Van Gal

Gjyqtar: Kreig Tomson (Skoci)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *