Home / Sport / Barça fiton edhe pa Mesin

Barça fiton edhe pa Mesin

Megjithëse pa Leo Mesin e dëmtuar, Barcelona ka arritur të dalë me tri pikë nga përballja ndaj Sporting Gijonit në “Kamp Nou”.

Kampionëve në fuqi u ka mjaftuar goli i David Vilës në fillimin e pjesës së dytë, për të thyer rezistencën e miqve. Sulmuesi spanjoll ndëshkoi skuadrën me të cilën filloi karrierën si futbollist profesionist. Në këtë mënyrë ekipi i Guardiolës i përgjigjet fitores së Realit ditën e martë.

Në barazim 1-1 përfundoi kryesfida e javës së katërt të kampionatit spanjoll mes Valencias dhe Atletikos së Madridit, përballje që pati plot dhjetë kartonë të verdhë (nga pesë për secilën skuadër). Golit të Simaos në minutën e 19-të iu përgjigj Aduriz shtatë minuta nga përfundimi.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Almeria u mund 1-0 nga Levante në fushën e vet, ndërkohë që sfida mes Zaragozës dhe Herkulesit të David Trezegesë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *