Home / Lajme / Maqedoni / Bashkohen shërbimet sekrete

Bashkohen shërbimet sekrete

23 shtator-
Ky koncept është shumë më efikas, më i thjeshtë për të zbatuar në pjesën e shfrytëzimit racional të resurseve dhe më e rëndësishmja ky koncept është modern i cili i përshtatet shërbimeve bashkëkohore të mbrojtjes” thotë Gordana Jankullovska, ministre e Brendshme.

Dy shërbime sekrete pritet të formohen me propozim ligjin e ri për shërbimet e sigurisë dhe sekrete në vend, bëri të ditur ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska.

Propozim-ligji parashikon formimin e një shërbimi sekret civil i cili do të jetë nën ingerencat e Ministrisë së Brendshme dhe shërbimi sekret ushtarak i cili do të jetë nën kompetencat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas MPB-së koncepti i ri i propozuar vjen nga një grup ekspertësh të cilët në bazë të analizave disa mujore në vend dhe jashtë kanë konstatuar se funksionimi më efikas dhe racional i shërbimit sekret do të realizohet me krijimin e dy shërbimeve.

“Formuam një grup ekspertësh të cilët në një periudhë disa mujore bënte analizë të situatës dhe përvojat nga bota dhe ky grup ekspertësh pak kohë më parë udhëheqësis së Ministrisë së Brendshme ia parashtroi qëndrimet e veta lidhur me konceptin për shërbimet e mbrojtjes shtetërore në Maqedoni.

Ky koncept është shumë më efikas, më i thjeshtë për të zbatuar në pjesën e shfrytëzimit racional të resurseve dhe më e rëndësishmja ky koncept është modern i cili i përshtatet shërbimeve bashkëkohore të mbrojtjes” thotë Gordana Jankullovska, ministre e Brendshme.

Me bashkimin e Agjencisë për Zbulim dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim ashtu siç parasheh ligji i ri, nën organin e përbashkët ‘Drejtorinë për siguri shtetërore’ ingerencat e kryetarit të shtetit do t’i kalojnë policisë. Por kjo ide deri më tani ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet.

Një pjesë e ekspertëve vlerësojnë se në këtë mënyrë e gjithë fuqia do të përqendrohet në Ministrinë e Brendshme. Propozim ligji i ri javën e ardhshme do të gjendet në komisionin qeveritar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *