Home / Sport / Basketboll, botërori: Përcaktohen çiftet e 1/8-ave

Basketboll, botërori: Përcaktohen çiftet e 1/8-ave

Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit në grup, dje janë përcaktuar takimet për fazën e 1/8-ave në kampionatin botëror të basketbollit që po zhvillohet në Turqi.

Nga grupi A siguruan kualifikimin Serbia (e para e grupit) e më pas Argjentina (me pikë të njëjta por më pak pikë të shënuara), Australia (8 pikë) dhe Angola (7 pikë). Surpriza e grupit të parë ishte eliminimi i Gjermanisë, një nga favoritet për të siguruar kualifikimin.

Grupin B e kaluan SHBA-ja, Sllovenia, Brazili dhe Kroacia, ndërsa u eliminuan Tunizia dhe Irani. Turqia, Rusia, Greqia dhe Kina kaluan nga grupi C, kurse Porto Riko dhe Bregu i Fildishtë u skualifikuan. Nga grupi D do të vazhdojnë më tej garën Lituania, Franca, Zelanda e Re dhe Spanja kampione bote në fuqi. Kanadaja dhe Libani i dhanë lamtumirën turneut turk.

Faza e 1/8-ave do të fillojë ditën e shtunë me përballjen ballkanase Serbi-Kroaci (në orën 18:00), për të vijuar në orën 21:00 me supersfidën mes Spanjës kampione bote dhe Greqisë nënkampione. Më 5 shtator do të luhen ndeshjet Slloveni-Australi dhe Turqi-Francë. SHBA-Angola dhe Rusi-Zelandë e Re janë takimet e datës 6 shtator, ndërkohë që faza e 1/8-ave mbyllet me sfidat Lituani-Kinë dhe Argjentinë-Brazil të cilat do të zhvillohen më 7 shtator.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *