Home / Sport / Basketboll, SHBA kampione e Botës pas 16 vjetësh

Basketboll, SHBA kampione e Botës pas 16 vjetësh

Kombëtarja amerikane e basketbollit për meshkuj është shpallur kampione Bote pas 16 vjetësh, pasi mundi në finale Turqinë me rezultatin 81-64.

Megjithë mbështetjen e mbi 10 mijë tifozëve vendas, Turqia, surpriza e këtij Botërori, nuk mundi të depërtojë dot në mbrojtjen e organizuar mirë të amerikanëve. Skuadra e drejtuar nga serbi Tanjeviç kryesoi vetëm për një moment, për t’ia lënë më pas frenat e lojës SHBA-së që nuk e vuri fitoren për asnjë çast në dyshim.

Të pranishëm në pallatin e sportit “Abdi Ipekçi Arena” ishin Presidenti turk Abdullah Gül, kryeministri Rexhep Taip Erdoan dhe Presidenti serb Boris Tadiç. Ky është i katërti titull botëror për kombëtaren e “yjeve dhe shiritave”, ekipi që e ka fituar më tepër këtë trofe.

22-vjeçari amerikan Kevin Durant u shpall lojtari më i mirë i kampionatit Botëror. Ndërkohë, në finalen e vogël për vendet 3 dhe 4, Lituania mundi Serbinë 99-88, duke merituar medaljen e Bronzit. Botërori i ardhshëm do të zhvillohet në Spanjë më 2014-ën.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *