Home / Sport / Basketboll: Turqia mund Greqinë, Lituania Spanjën

Basketboll: Turqia mund Greqinë, Lituania Spanjën

Turqia mposhti Greqinë 76-65 duke forcuar pozitat në krye të grupit C me gjashtë pikë, pas tre fitoreve në po kaq ndeshje. Spanja, kampione bote në fuqi, ndërlikon kualifikimin.

Në sfidën që u luajt mbrëmë kombëtarja e vendit organizator u tregua më e saktë përballë nënkampionëve të botës, e ndihmuar edhe nga forma e mirë e Ersan Iliasova i cili realizoi 26 pikë. Për grekët shënuesi më i mirë ishte Borusis me 15 pikë.

Befasinë në ditën e tretë e dhuroi Lituania e cila fitoi 76-73 përballë Spanjës kampione bote në fuqi. Kombëtarja iberike nuk po shfaq formën e katër viteve në parë dhe tashmë rrezikon seriozisht kualifikimin. Spanjollët renditen të tretët në grupin D me katër pikë në tre ndeshje.

Në takimet e tjera, Rusia mundi 77-62 Bregun e Fildishtë, kurse Zelanda e Re e fitoi përballjen me Libanin me rezultatin e thellë 108-76. Kina pësoi humbje 84-76 ndaj Porto Rikos, ndërkohë që Franca mundi Kanadanë 68-63 dhe mban vendin e parë në grupin D. Kurse kanadezët i japin fund aventurës në botëror.

E sotmja do të jetë një ditë e ngjeshur pasi do të luhen plot 12 takime:

Kinë –Rusi (ora 16:00)
Kanada – Zelanda e Re (ora 16:00)
Serbi – Australi (ora 16:30)
Kroaci – Tunizi (ora 16:30)
Bregu i Fildishtë – Greqi (ora 18:30)
Liban – Spanjë (ora 18:30)
Gjermani – Angolë (ora 19:00)
Iran – SHBA (ora 19:00)
Turqi – Porto Riko (ora 21:00)
Lituani – Francë (ora 21:00)
Argjentinë – Jordani (ora 21:30)
Brazil – Slloveni (ora 21:30)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *