Home / Sport / Bekham, skandali me Irma Nicin merr përmasa të mëdha

Bekham, skandali me Irma Nicin merr përmasa të mëdha

Çështja Irma Nici është ajo që po mban nën tension Devid Bekham, por edhe gjithë shtypin rozë në Amerikë dhe në Angli.

E përjavshmja “In Touch” ka publikuar pak ditë më parë një intervistë të prostitutës boshnjake, e cila thotë se në vitin 2007 ka kryer 5 herë raporte seksuale me Devid Bekham, madje në një rast ka qenë me një vajzë tjetër.

Deklaratat e saj janë hedhur poshtë nga futbollisti anglez, ndërkohë që tashmë Devid Bekham ka nisur betejën ligjore me revistën. Çështja ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, pasi Irma Nici ka deklaruar se për të vërtetuar rrëfimin e saj, është e gatshme ta shohë anglezin nudo në një sallë gjyqi, ku ajo do të vërtetojë se ka dijeni për detaje intime të trupit të tij.

E megjithatë, skandali duket e ka shqetësuar shumë çiftin Bekham, pasi Viktoria ndjehet e lodhur me akuzat e pafundme. Avokatët e futbollistit britanik kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin aksione ligjore ndërkombëtare, madje edhe kundër grupit mediatik me qendër në Gjermani, Bauer Publishing që gjithashtu ka nxjerrë në dritë rrëfime false mbi jetën e tij.
“Irma Nici është duke u sjellë lart e poshtë për t’u shitur historinë e saj mediave, por askush nuk kërkon t’i publikojë gënjeshtra të tilla”, ka thënë Bekham. Ai i ka quajtur të gjitha sajesa për të dëmtuar jetën e tij private dhe për të marrë para në mënyrë të pandershme nga një prostitutë, duke ndjekur shembullin e asaj çfarë ndodhi me Uejn Runin apo me Piter Krauç.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *