Home / Sport / Benitez i kënaqur: Por tepër herët për shkëputje

Benitez i kënaqur: Por tepër herët për shkëputje

Trajneri i Interit u shpreh i kënaqur nga fitorja 4-0 me Barin, por thekson se është ende shumë herët të flitet për një shkëputje në klasifikim.

“Sigurisht, është mirë kur je i pari në renditje, por jemi ende në fillim dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Është shumë e rëndësishme mendësia e skuadrës. Ndaj Barit nuk e nisëm ndeshjen fort mirë, por më pas punuam si grup”, u shpreh spanjolli menjëherë pas sfidës së fituar bindshëm ndaj Barit në “San Siro”. Më në fund Milito rigjeti golin pas katër muajsh: “Në fillim vjen skuadra. Sigurisht, më vjen mirë dhe jam i kënaqur për të. Edhe për Etonë”.

Benitez është i kënaqur edhe për faktin që fitorja e thellë erdhi ndaj një kundërshtari të cilin ai e vlerëson: “Bari është një skuadër që luan futboll të bukur. E pamë në aksionet e para të ndeshjes (shtylla e almironit pas vetëm 20 sekondash lojë). Kemi respektin maksimal për këtë kundërshtar dhe nga fillimi në fund patëm përqëndrimin e duhur, me presing nga e gjithë skuadra”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *