Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti:Investuam në shumë shkolla

Bexheti:Investuam në shumë shkolla

Tetovë, 1 shtator-
Gjatë kësaj periudhe me qëllim të përmirësimit të kushteve për zhvillim të mbarë të procesit edukativo – arsimorë është investuar gati në të gjitha shkollat fillore e të mesme që janë në kompetencë të komunës së Tetovës”, tha Bexheti. Për ti ikur retorikës boshe politike, ai potencoi shkurtimisht disa nga investimet konkrete të kryera në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.

Me rastin e fillimit të vitit të ri, të mërkurën është kryer ceremonia e inaugurimit të klasave të reja të ndërtuara në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.Ai fillimisht uroi nxënësit për një vit të mbarshëm.
“Më lejoni pra të nderuar miq, të nënvizoj me krenari e zë të lartë se Tetova është sot një kampione e punës dhe të shpreh besimin se, me punë dhe vetëm me punë, ne do të mund ta çojmë çdo ditë përpara transformimin e sapofilluar të qytetit tonë, do të mund ta bëjmë përditë e më dinjitoz mjedisin ku bashkëjetojmë, do të mund të japim në vazhdimësi një model të përparuar zhvillimi”, tha Bexheti.

Sipas tij, ky transformim ka kapluar edhe sistemin arsimorë të qytetit të Tetovës. “Gjatë kësaj periudhe me qëllim të përmirësimit të kushteve për zhvillim të mbarë të procesit edukativo – arsimorë është investuar gati në të gjitha shkollat fillore e të mesme që janë në kompetencë të komunës së Tetovës”, tha Bexheti.

Për ti ikur retorikës boshe politike, ai potencoi shkurtimisht disa nga investimet konkrete të kryera në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.

“Është punuar në gjimnazin e Tetovës ku janë rregulluar nyjet sanitare, dhe tualetet. Në shkollën fillore “Kikish” është bërë rikonstruimi total i pullazit të shkollës dhe është ndërtuar salla sportive.

Në shkollën fillore “Migjeni” gjithashtu është ndërruar pullazi. Në shkollën e mesme Tekstile “Gjoce Stojçevski” janë rinovuar zyrat e arsimtarëve, janë pasuruar laboratorët dhe është shtruar dysheme e re.

Në shkollën fillore “Istikball” në Tetovë janë ndërtuar katër klasa të reja.

Me anë të projektit të USAID-it në bashkëpunim me komunën e Tetovës janë ndërruar dritaret në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi “.Është punuar gjithashtu edhe në shkollat e malësisë së Tetovës.

Në fshatin Llacë është ndërtuar oborr sportiv i cili ka munguar me dhjetëra vite, ndërsa në shkollën fillore “Istikball” në fshatin Gajre janë ndërtuar dy klasa të reja të cilat do të shërbejnë si laboratore,ndërsa në shkollën e Mesme Ekonomike “8 Shtatori”, është kryer investimi më i madh ku është ndërtura kati i ri me tetë klasa, ndërsa investimi kap vlerën prej 23 milionë denarë”, tha Bexheti.

Manifestimin me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë e përshëndeti edhe drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori” Zana Ismani e cila falënderoi kryetarin e komunës së Tetovës, dhe udhëheqësinë komunale për investimet e kryera në këtë shkollë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *