Home / Lajme / Maqedoni / BFI në Maqedoni dënon ashpër djegien e Kur`anit

BFI në Maqedoni dënon ashpër djegien e Kur`anit

14 shtator-
“Tashmë duket qartë se ekstremistët pavarësisht nga cila provience fetare vinë, janë të vendosur për ta thelluar konfliktin dhe për t’i shpurë akoma më larg njëra-tjetrës shoqëritë myslimane dhe ato perëndimore dhe për t’i kthyer ndryshimet kulturore dhe ideologjike në një përplasje fetare dhe përleshje qytetërimesh. Ky veprim i pamatur është një disfatë për të gjithë ne, dhe nuk ka të bëjë aspak me qytetërimin. Veprimet e këtilla të pamatura janë jashtëzakonisht të rrezikshme për paqen në botë.

Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Republikën e Maqedonisë, dënon ashpër djegien e Kur’anit nga një grup i krishterë në SHBA duke e konsideruar këtë akt si një fyerje e rëndë dhe provokim i ndjenjave të shenjta të myslimanëve.

“Për çdo mysliman Kur’ani është libri më i shenjtë dhe është i lidhur shpirtërisht me dinjitetin e tyre, prandaj dhe ky akt i kapërcen kufijtë e lirisë së shprehjes , sepse luan me dinjitetin e gjithë myslimanëve. Fanatizmat kulturore të çdo anë qofshin, dalin jashtë respektimit të këtyre normave dhe kontribuojnë në përplasjen e qytetërimeve.

Ofendimi në këtë rast konsiderohet armiqësi ndaj personit tjetër. Episodi i djegies së Kur’anit si afirmim i lirisë së të shprehurit është një përkujtues i fuqishëm se përdorimi i shkujdesur i lirisë është mënyra më e sigurt për ta prishur atë”, thuhet në reagim.

BFI vlerëson se inspiruesit e këtyre veprimeve u përkasin grupimeve dhe mendimeve radikale të cilët paraqiten për të nxitur luftë dhe përçarje ndërmjet kulturave të ndryshme.

“Tashmë duket qartë se ekstremistët pavarësisht nga cila provience fetare vinë, janë të vendosur për ta thelluar konfliktin dhe për t’i shpurë akoma më larg njëra-tjetrës shoqëritë myslimane dhe ato perëndimore dhe për t’i kthyer ndryshimet kulturore dhe ideologjike në një përplasje fetare dhe përleshje qytetërimesh. Ky veprim i pamatur është një disfatë për të gjithë ne, dhe nuk ka të bëjë aspak me qytetërimin. Veprimet e këtilla të pamatura janë jashtëzakonisht të rrezikshme për paqen në botë.

Sigurisht që ofendimi ndaj fesë islame nuk është bërë për herë të parë. Por e habitshme është fakti së personat të cilët bënë thirrje për djegien e librit të shenjtë islam, Kur’anit, kësaj radhe janë predikues të një feje tjetër që thirr njerëzit në besimin në Zot”, theksohet nga BFI.

Siç vlerësohet më tej, feja islame është një fe e shenjtë dhe Zoti e konsideron atë si rrugën më të mirë të lumturisë.

“Për këtë arsye veprimet ofenduese të programuara për t’ju kundërvënë fesë islame dhe mbështetja e tyre prej disa qarqesh islamofobe, nuk mund të pengojë zgjerimin dhe shtrirjen e ndikimit të fesë islame në mesin e popujve të botës. Përveç kësaj islami është një dritë e dhënë nga Zoti dhe për këtë sado që të pafetë dhe injorantët me mjete të ndryshme të përpiqen të shuajnë këtë dritë, ajo nuk do të shuhet kurrë dhe do të zgjerohet përgjatë historisë. Kurani është libër udhëzimi, mrekullia më e qëndrueshme që ekziston mes nesh, në duart tona, që 14 shekuj më radhë dhe një djegia e disa kopjeve nga radikal ekstremist të krishterë vetëm se më shumë forcon besimin në Librin e shenjtë të myslimanëve”, thuhet nga BFI në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *