Home / Sport / Bundesliga: Bajerni gjen 3 pikët, Mainci me pikë të plota

Bundesliga: Bajerni gjen 3 pikët, Mainci me pikë të plota

Skuadra bavareze është rikthyer te fitorja pas tre ndeshjesh, pasi mundi 2-1 Hofenheimin në transfertë. Ndërkohë, Mainci nuk ndalet duke kryesuar me pikë të plota.

Skuadra e Van Galit e pa veten në disavantazh ende pa filluar mirë loja. Ibiseviç kaloi vendasit e Hofenheimit përbara që në minutën e parë, ndërkohë që bavarezët gjetën barazimin vetëm në minutën e 63-të me Tomas Mylerin. Për t’i dhënë fitoren Bajernit mendoi mbrojtësi Van Bujten, i cili realizoi në minutën e parë të shtesës. Por entuziazmi i fitores u zbeh disi nga dëmtimi i francezit Frenk Riberi, i cili pësoi një dëmtim në kavilje dhe la fushën në minutën e 64-t.

Ndërkohë, Mainci nuk ka ndërmend t’i japë fund surprizave. Ashtu si Çelsi në Premier Ligë, surpriza e këtij sezoni kryeson Bundesligën me pikë të plota pas pesë javëve të para. Mbrëmë ishte radha e Këlnit për të pësuar humbje nga Mainci. 2-0 ishte rezultati përfundimtar i sfidës së luajtur në stadiumin “Brukveg”. Në përballjen tjetër të luajtur mbrëmë, Verder Bremeni u mund 4-1 nga Hanoveri në transfertë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *