Home / Sport / Cana kërkon shansin nga Rijkaard

Cana kërkon shansin nga Rijkaard

Mesfushori shqiptar i Galatasarayit, Lorik Cana pas humbjes së peshës dhe kthimit të formës është duke kërkuar një shans prej titullari nga tekniku holandez, Frank Rijkaard i kuqeverdhëve të Bosforit.

Nga pesë ndeshjet e deritashme të kampionatit turk, Cana ka luajtur vetëm një herë titullarë (në ndeshjen e parë), në dy ndeshje nuk është paraqitur fare dhe dy herë është aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë. Sipas gazetës ditore sportive, Fotomac, mesfushori i kombëtares shqiptare ka kërkuar të luajë në ndeshjen e radhës atë kundër Istanbul BB. Madje ky medium nënvizon që Cana t’i ketë shprehur zhgënjimin e tij babait, Agimit që njëkohësisht është edhe menaxheri e këshilltari i tij i parë. “Unë jam duke bërë atë që duhet bërë, por nuk po shoh se po tregohet ndonjë interesi ndaj meje. Nuk kam ardhur në Stambol vetëm për të jetuar”, citon Fotomac t’i ketë thënë Cana babait të tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *