Home / Sport / Çelsi, Toni Kros për të zëvendësuar Frenk Lampardin

Çelsi, Toni Kros për të zëvendësuar Frenk Lampardin

Klubi nga Londra mund t’i bëjë një ofertë Bajernit të Mynihut për talentin gjerman Toni Kros, i cili shihet si pasardhësi i mesfushorit Frenk Lampard.

Sipas revistës “People”, kampionët e Premier Ligës janë duke përgatitur një ofertë për 20-vjeçarin bavarez, të cilën do t’ia paraqesin Bajernit gjatë muajve të ardhshëm. Kros iu bashkua kampionëve të Gjermanisë në këtë sezon, pas një viti të kaluar te Bajer Leverkuseni në formë huazimi.

Talenti gjerman nuk e ka vendin e sigurt në skuadrën e Van Galit dhe ndoshta mund të jetë i detyruar të kërkojë një skuadër tjetër. Po sipas revistës, Toni Kros prej kohësh është një nga objektivat e Çelsit. Klubi anglez e sheh si një nga alternativat kryesore për të zëvendësuar 32-vjeçarin Frenk Lampard në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *