Home / Sport / Champions, rezultatet e ndeshjeve në grupet A, B, C, D

Champions, rezultatet e ndeshjeve në grupet A, B, C, D

Sapo përfunduan ndeshjet e dyta në grupet A, B, C dhe D në Ligën e Kampionëve. Ja rezultatet:

Grupi A
Interi shkatërroi 4-0 Verder Bremenin në “San Siro”, ndërkohë që me rezultatin e thellë 4-1 përfundoi përballja mes Totenhemit dhe Tuentes në “White Heart Lane”.

Grupi B
Olimpiku i Lionit arriti një fitore të lehtë 3-1 në fushën e izraelitëve të Hapoel Tel Avivit. Sfida tjetër e këtij grupi, ajo mes Shalke 04 dhe Benfikës, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.

Grupi C
Mançester Junajtid siguroi një tripikësh të vuajtur në transfertën e Valencias, falë golit të Havier Hernandezit pesë minuta nga fundi. Në Skoci, vendasit e Gllasgou Rejnxhërsit fituan minimalisht 1-0 ndaj kampionëve të Turqisë, Bursasporit.

Grupi D
Barcelona barazoi 1-1 me Rubin Kazanin në transfertë, sfidë e cila u luajt në orën 18:30. Në mbrëmje, Panathinaikosi u mund 2-0 në shtëpi nga danezët e Kopenhagenit.

Liga e Kampionëve, ndeshjet e sotme:

Grupi A
Inter 4 – 0 Verder Bremen
Totenhem 4 – 1 Tuente

Grupi B
Hapoel Tel Aviv 1 – 3 Olimpik Lion
Shalke 04 2 – 0 Benfika

Grupi C
Valencia 0 – 1 Mançester Junajtid
Gllasgou Rejnxhërs 1 – 0 Bursaspor

Grupi D
Rubin Kazan 1 – 1 Barcelona
Panathinaikos 0 – 2 Kopenhagen

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *