Home / Sport / Champions, sot grupet A, B, C dhe D

Champions, sot grupet A, B, C dhe D

Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e dyta në grupet A, B, C dhe D në Ligën e Kampionëve. Në fushë Interi, Lioni, Mançesteri, Barcelona…

Në grupin A, kampionët e Evropës, Interi, do të luajë në “San Siro” përballë gjermanëve të Verder Bremenit, ndërkohë që sfida tjetër e këtij grupi do të luhet mes Totenhemit dhe holandezëve të Tuentes në Angli.

Shalke 04 – Benfika dhe Hapoel Tel Aviv – Olimpik Lion janë përplasjet e grupit B, kurse grupi C vë përballë Valencian me Mançesterin dhe Gllasgou Rejnxhërsin me kampionët e Turqisë, Bursasporin.

Në grupin e fundit, Barcelona udhëton drejt Rusisë ku do të përballet me vendasit e Rubin Kazanit (ndeshje që do të luhet në orën 18:30), ndërkohë që Panathinaikosi pret në Athinë danezët e Kopenhagenit.

Liga e Kampionëve, ndeshjet e sotme:

Grupi A
Inter – Verder Bremen
Totenhem – Tuente

Grupi B
Shalke 04 – Benfika
Hapoel Tel Aviv – Olimpik Lion

Grupi C
Valencia – Mançester Junajtid
Gllasgou Renxhërs – Bursaspor

Grupi D
Rubin Kazan – Barcelona (ora 18:30)
Panathinaikos – Kopenhagen

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *