Home / Sport / Champions, të mëdhatë nuk falin

Champions, të mëdhatë nuk falin

Ndeshjet e dyta në grupet E, F, G dhe H nuk kanë dhuruar asnjë të papritur duke konfirmuar ekipet pretendente për kalimin e grupeve.

Në grupin E, Roma gjen tri pikët e para pas fitores 2-1 në “Olimpiko” përballë rumunëve të CFR Kluzhit, ndërkohë që Bajerni kryeson grupin me pikë të plota pasi mundi edhe Bazelin 2-1 në Zvicër.

Çelsi e fitoi edhe ndeshjen e dytë në grupin F 2-0 ndaj Olimpikut të Marsejës dhe tani kryeson grupin me gjashtë pikë, po aq sa Spartaku i Moskës. Skuadra ruse mundi pa problem Zilinën 3-0 dhe përballja e radhës me Çelsin do të përcaktojë kreun e grupit.

Angel Di Maria i futur në pjesën e dytë ishte shpëtimtari i Realit në transfertën e Okserit. Ndërkohë, në Amsterdam, Ajaksi barazoi 1-1 me Milanin duke vënë në pikëpyetje kalimin e grupit.

Asnjë problem për Arsenalin në grupin H. “Topçinjtë” dolën të fituar nga transferta e Beogradit duke marrë kryesimin e grupit së bashku me Shaktjor Donjetskun. Arshavin, Çamakh dhe Skilaçi ishin autorët e golave për skuadrën e Vengerit, kurse Kleo barazoi përkohësisht në minutën e 33-të. Në përballjen tjetër të këtij grupi, ukrainasit e Shaktjorit fituan thellë në fushën e portugezëve të Bragës, 3-0.

Liga e Kampionëve, ndeshjet e të martës:

Grupi E
Roma 2 – 1 CFR Kluzh
Bazel 1 – 2 Bajern Mynih

Grupi F
Çelsi 2 – 0 Olimpik Marsejë
Spartak Moska – Zilina

Grupi G
Ajaks 1 – 1 Milan
Okser 0 – 1 Real Madrid

Grupi H
Partizan Beograd 1 – 3 Arsenal
Braga 0 – 3 Shaktjor Donjetsk

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *