Home / Lajme / Maqedoni / Demush Bajrami fitoi thirrjen shkencore magjistër i komunikimit politik:Politikanët nuk munden pa median

Demush Bajrami fitoi thirrjen shkencore magjistër i komunikimit politik:Politikanët nuk munden pa median

15 shtator-
Këto ekspozime, pra këto tema që unë i shtjellon do të kthehen në formë pyetje dhe duke dhënë pastaj përgjigje, sidomos në atë se çka e lidh sot publikun dhe median, po edhe politikanët, dhe cili është ai trekëndëshi, që e formon këtë minijaturë të konceptit të zhvillimit të ideve politike dhe transportimit të atyre ideve deri në publik”, tha Bajrami.

-Komunikimi politik për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, ka qenë tema për mbrotjen e magjistraturës e kandidatit Demush Bajrami. Ai para komisionit ka dhënë prova dhe materiale, hulumtime, për sa i përket komunikimit politik, nivelin e këtij komunikimi i cili sipas Bajramit, është mjaft i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE. Sipas Bajramit, ky komunikim është më se i nevojshëm që të arrihet një nivel më i lartë i cili do të mundësojë kohezion politik.”Jam munduar që ta konceptoj në atë mënyrë që ta bëjë më të përafërt më atë që ndodh me përditshmërinë tonë, e ajo është komunikimi. Do të thotë komunikimi ndodh me vetë shfaqjen e njerëzimit, dhe aq sa është i vjetër civilizimi aq është i vjetër edhe komunikimi, dhe si i tillë komunikimi sot zhvillohet si ndërveprim që më tutje zhvillohet në konotacion të komunikimi politik dhe që janë tema që ekspozohen në përditshmërinë tonë, pra krijohet një raport ndërveprues i komunikimit dhe i publikut.Këtu, këtë rol e kanë politikanët, mediat të cilët shpërndajnë informacionin dhe që ua shpërndajnë grupeve të caktuara të synimit që e manifestojnë një gjë të tillë në jetën e përditshme. Këto ekspozime, pra këto tema që unë i shtjellon do të kthehen në formë pyetje dhe duke dhënë pastaj përgjigje, sidomos në atë se çka e lidh sot publikun dhe median, po edhe politikanët, dhe cili është ai trekëndëshi, që e formon këtë minijaturë të konceptit të zhvillimit të ideve politike dhe transportimit të atyre ideve deri në publik”, tha Bajrami. Ai tha se, politikanët gjithcka që bëjnë e bëjnë përmes mediave dhe mediat janë ai faktori kryesor që i transmeton opinionet e politikanëve deri tek publiku dhe kështu formohet edhe opinioni publik”, theksoi Bajrami.Ky studim, siç u tha me këtë rast, tregon se një komunikim i arrirë politik është i mundur vetëm atëherë kur ai do të bazohet mbi një shumësi kanalesh komunikimi. Reflektimi hulumtues, jep kahet dhe udhëzon aktorët se si të komunikojnë më lehtë me publikun, por edhe si të debatojnë më lehtë me njeri-tjetrin. “Komunikimin politik në Maqedoni dhe në Ballkanin Perëndimor, jam munduar ta paraqes në kontekst të përpjekjeve të integrimit në Bashkimin Europian, duke e përcjellë edhe me një vështrim kritik përgjatë të gjitha fazave të procesit të deritanishëm. Nga brendia dhe çështjet që e trajtuara, vërehet qartë edhe përballja me sfidat e komunikimit. Pra, komunikimi politik është jo vetëm detyrim, por edhe një instrument i rëndësishëm për të fituar mbështetjen e nevojshme për pranim në familjen e BE-së”, theksoi D. Bajrami, duke shtuar se “interesi publik për përmbajtjet dhe efektet e mundshme të qasjes në informacione tashmë janë bërë një nevojë e domosdoshme e publikut, duke kërkuar që informacionet të bëhen sa më konkrete dhe komunikimi të jetë sa më efikas”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *