Home / Lajme / Maqedoni / Dika mer detyren:Për një universitet autonom

Dika mer detyren:Për një universitet autonom

Tetovë, 1 shtator-
Dika ka dhënë betimin para kreytarit të vordit dhe stafit akademik.
Në ceremoninë e inaugurimit të të rektorit të ri, kryetari i bordit të Universitetit Denis Farington, foli për hsitorinë e këtij universiteti që nga themeli, në ndërkohë ka falënderuar ish rektorin për punën, ndërsa ka uruar punë të mbarë për rektorin Dika.

Rektori i zgjedhur para dy muajve në UEJL, profesor doktor Zamir Dika, të mërkurën ka marrë edhe zyrtarisht detyrën nga ish rektori Alajdin Abazi.

Dika ka dhënë betimin para kreytarit të vordit dhe stafit akademik.
Në ceremoninë e inaugurimit të të rektorit të ri, kryetari i bordit të Universitetit Denis Farington, foli për hsitorinë e këtij universiteti që nga themeli, në ndërkohë ka falënderuar ish rektorin për punën, ndërsa ka uruar punë të mbarë për rektorin Dika.

Në fjalimin e tij të lamtumirës, ish rektori Abazi, tha se jam thellë i bindur se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë mbështetja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Vetëm kështu do të kishte kuptim termi ligjor publik që i është atribuuar Universitetit tonë deklaroi ish rektori Abazi.

Ndërkaq, rektori i ri Zamir Dika, tha se prej ditës së zgjedhjes, para dy muajve, sipas dispozitave të Ligjit dhe Statutit, kam punuar që të dizajnoj kahjet e zhvillimit të universitetit, në aspekt të vizionit dhe menaxhimit adekuat. Dika ka përmendur edhe prioritetet e tija.

”Bashkërisht të angazhohemi që ta rrisim autonominë institucionale dhe respektin e individit, por njëkohësisht, duke ndryshuar traditat drejt llogaridhënies dhe vlerësimit sipas meritës e performancës.

Do të punojmë në përforcimin e identitetit me institucionin, për të motivuar, përkrahur dhe bashkëvepruarsi dhe mësimin, hulumtimin dhe inovacionin do ta vendosim në dispozicion të nevojave të komunitetit dhe në funksion të krijimit të dijes së re.

Të gjitha këto qëllime dhe veçori, kanë vetëm një adresë – studentin. I gjithë potenciali dhe investimi ynë do të vihet në shërbim të krijimit të gjeneratave të reja të studentëve që do të jenë të vlefshëm për shoqërinë dhe do të kontribuojnë në lëvizjen drejt idealeve të progresit, duke e shndërruar këtë rajon në konkurrues me tregun global.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë zëvendëministrja e Arsimit Lindita Qazimi, rektorë të Universiteteve nga Maqedonia dhe Shqipëria , ambasadorja e mbretërisë së Holandës Simone Fipilini, përfaqësues nga komuna e Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës, stafi akademik , student dhe të pranishëm të tjerë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *