Home / Sport / Dorëhiqet Jeton Beqiri nga pankinë e Dritës

Dorëhiqet Jeton Beqiri nga pankinë e Dritës

“Kam vendosur të largohem nga pankina e Dritës për arsye personale. Mendoj se ekipi për momentin ka nevojë për një trajner që do të ketë më shumë energji për të drejtuar skuadrën drejt sukseseve, ndërsa këtë për momentin unë nuk mund ta bëj. Ndjehem i lodhur nga angazhimi dhe stresi që sjell kjo detyrë, prandaj e pashë të arsyeshme për të mirën e të dyja palëve të largohem nga stafi teknik, mirëpo do të vazhdoj të mbetem në strukturat udhëheqëse të Dritës, pasi këtë nga unë e kërkuan drejtuesit e skuadrës”, – deklaroi tani më ish-trajneri i Dritës së Bogovinës, Jeton Beqiri

Drita e Bogovinës ka mbetur pa trajner, pasi shefi i deritanishëm i stafit teknik Jeton Beqiri ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Në moment të parë drejtuesit e Dritës nuk kanë pranuar të njëjtën, mirëpo pas insistimit të Beqirit, ka ardhur deri te ndërprerja e bashkëpunimit, kështu që kryesia së shpejti do të duhet të gjejë zgjidhje për postin e trajnerit.

“ Kam vendosur të largohem nga stafi teknik i Dritës, pasi të them të drejtën ndjehem i lodhur dhe i stresuar nga ngarkesa që kërkon ky post. Edhe pse në moment të parë drejtuesit nuk pranonin largimin tim, megjithatë ky ishte një vendim i prerë i imi dhe të gjithë kuptuan se nuk mundem të vazhdoj më tej. Megjithatë kryesia pasi pranoi të largohem nga stafi teknik, më ofroi që të mbetem në strukturat udhëheqëse të klubit, gjë të cilën unë e pranova”, – sqaroi Jeton Beqiri, shkaqet për largimin nga pankina e Dritës. Ai më tej shtoi se së shpejti pritet të emërohet trajneri i ri, i cili pritet që skuadrën ta drejtojë kah kreu i tabelës.

“ Është fat për ne që këtë javë Liga e Dytë ka pauzë, kështu që deri të dielën duhet të vendoset emri i trajnerit të ri të Dritës. Mendoj se skuadra ka nevojë për një njeri i cili do të ketë më shumë energji për të kthyer ekipin në binarë të duhur, pasi realisht rezultatet momentale nuk përputhen me kualitetin që posedon skuadra. Prandaj presim që së shpejti të mësojmë emrin e trajnerit të ri, i cili personalisht nga unë do të ketë ndihmë maksimale për çdo gjë që do t’i duhet”, – shtoi Beqiri.
Jeton Beqiri ishte trajneri më i ri që udhëhiqte një skuadër të Ligës së Dytë, dhe patjetër të themi se këtë e bënte me mjaft sukses. Vitin e kaluar Drita ishte në kreun e tabelës, duke luftuar deri në fund për një vend që siguron balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë. Ai pas largimit nga posti i trajnerit të Dritës, nuk haron të falemenderojë të gjithë për bashkëpunimin professional dhe korrekt.

“Dua të falemenderoj të gjithë strutkurat në skuadrën e Dritës, duke nisur nga kryesia, futbollistët, bëshkëpunëtorët në stafin teknik dhe punëtorët teknik në ekip. Jam i lumtur dhe krenar për gjithë atë çka bëmë së bashku, duke shpresuar se sado pak kemi kontribuar për ecurinë pozitive të Dritës. Një falemenderim të madh edhe tek të gjithë skuadrat tjera anëtare të Ligës së Dytë, Ligës së Parë, por edhe ekipet e kategorive të tjera, për bashkëpunimin dhe fer-playn gjatë garimit dhe ndeshjeve mes veti. Dhe për fund dua të falemenderoj të gjithë mediumet për mbështetjen që më kanë dhënë mua, por edhe Dritës, gjatë gjithë kohës. Mendoj se ka qenë një bashkpunim i nivelit të lartë professional dhe për këtë jam shumë mirënjohës. Të gjithëve u dëshiroj çdo të mirë dhe suksese në të ardhmen”,-përfundoi Beqiri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *