Home / Sport / Euro 2012, kuqezinjtë fillojnë aventurën në Rumani

Euro 2012, kuqezinjtë fillojnë aventurën në Rumani

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të luajë sot në orën 20:00 ndeshjen e parë eliminatore për kampionatin evropian Euro 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Rumania do të jetë kundërshtari i parë i kombëtares së drejtuar nga Josip Kuzhe, në sfidën që do të luhet në qytetin e largët piatra Neamt. Kuqezinjtë vijnë në takimin e sotëm pas disa rezultateve pozitive në miqësore dhe do synojnë të tregojnë se ato nuk kanë qenë të rastësishme.

Trajneri kroat do të kërkojë t’i bëjë një nisje pozitive aventurës në kualifikuese, për të harruar humbjen e turpshme 6-1 në vitin 2007. Menjëherë pas këtij dështimi, trajneri i atëhershëm Oto Bariç dha dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares.

Sa për formacionin që do të hedhë në fushë, i vetmi dyshim për teknikun Kuzhe mbetet Salihi apo Duro. Ky i fundit duket më pak i avantazhuar ndaj bomberit shkodran, i cili ka shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit. Porta do t’i besohet Beqajt, ndërsa para tij do të rreshtohen Vangjeli, Curri, Cana dhe Agolli. Skela do të udhëheqë mesfushën, kurse Erjon Bogdani e ka një vend të sigurt në repartin e avancuar.

Nga ana tjetër, pas një edicioni zhgënjyes në eliminatoret e Botërorit, Rumania është e motivuar për të siguruar tri pikët e para drejt Evropianit. Trajneri Razvan Luçesku ka deklaruar se skuadra e tij duhet të fitojë me çdo kusht, pasi nisja e mbarë ka shumë rëndësi. Në kampin rumun entuziazmi duket në qiell në prag të kësaj sfide. Nga 13400 bileta që ka stadiumi, 10 mijë janë shitur tashmë, ndërsa pritet që të mos ketë asnjë vend bosh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *