Home / Lajme / Maqedoni / Feith optimist për njohje të reja të Kosovës

Feith optimist për njohje të reja të Kosovës

7 shtator-
Po ashtu, përfaqësuesi civil ndërkombëtar përkrahu qëndrimin edhe të institucioneve të Kosovës, se bazë për zgjidhjen e veriun të Kosovës është Pakoja e Ahtisaarit, duke përjashtuar mundësinë e një statusi të veçantë për këtë pjesë të vendit.

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e statusit, ndërkaq tha se mbështetë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje që kanë të bëjnë me interesin e jetës së qytetarëve.

Ai tha të martën se statusi i Kosovës është i zgjidhur tashmë dhe se ideja për negociata të reja për statusin nuk ka se pse të ekzistojë.

Po ashtu, përfaqësuesi civil ndërkombëtar përkrahu qëndrimin edhe të institucioneve të Kosovës, se bazë për zgjidhjen e veriun të Kosovës është Pakoja e Ahtisaarit, duke përjashtuar mundësinë e një statusi të veçantë për këtë pjesë të vendit.

Po ashtu, edhe ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, përjashtoi çdo mundësi të zgjidhjes së problemit të veriut të Kosovës jashtë Pakos së Ahtisaarit.

Pas një takimi të përbashkët me Feith, ministri Ferati tha se Beogradi dhe Prishtina mund të bisedojnë si dy shtete për interes të qytetarëve të të dyja palëve.

Ndërkohë, Feith, duke mirëpritur vendimin për njohjet e fundit që i erdhën Kosovë, tha se është tejet optimist se njohje të reja do të ketë shumë shpejt.

Ndryshe, të martën është mbajtur takimi i grupit ndërministror për decentralizim kryesuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *