Home / Sport / Festimet e çuditshme të lojtarëve shqiptar

Festimet e çuditshme të lojtarëve shqiptar

Erjon Bogdani së fundmi puth unazën. Gjergji Muzaka ngre gishtin nga qielli duke treguar të atin e ndarë nga jeta pak muaj më parë.

Ka nga ata që shënojnë rrallë dhe heqin fanelën, ndërsa ndonjë lojtar, si përshembull Klodian Duro, duket se shfryn një duf dhe gjithnjë shan me të madhe pasi shënon.
Janë këto disa nga mënyrat e çuditshme të festimit të golave nga ana e futbollistëve të kombëtares shqiptare.

Një personazh më vete është bërë Erjon Bogdani, i cili tashmë nuk rreh më zemrën, por puth unazën kur shënon gol. Një gjë e tillë është parë në të dyja ndeshjet e javëve të fundit në Serinë A, ndaj Milanit dhe Leçes. Kuptohet, është një dedikim që Bogu ia bën nuses së tij, modeles Rosela Ariodante.

Një tjetër festim i veçantë është ai i Muzakës. Pasi shënoi golin në Rumani, mesfushori i Dinamos tregoi me gisht nga qielli, për të atin e ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Ndërkohë, Klodian Duro gjithnjë shfryn pas golit, duke treguar grintën e madhe që e shoqëron.
Hamdi Salihi ndërkohë vrapon gjithnjë te tifozët dhe tregon fanelën, ndërsa Lorik Cana rreh zemrën pasi shënon.

Një mënyrë festimi e veçantë edhe nga Agolli, që gjithashtu shfryn me grintën e tij, ndërkohë që Bakaj shkon gjithnjë te tifozët pasi realizon.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *