Home / Lajme / Maqedoni / Folku tetovar në Gjirokastër

Folku tetovar në Gjirokastër

23 shtator-
Ata me pesë pikat e sjellura: “Valle me motive festive”, këngën “Mbi kushtrimin e Bashkimit kombëtar”, Vallet me motive kosovare, “Syzeza” dhe “Cuca e lalës”, Odeonit të skenës ku zhvillohej festivali “Argjiro” 2010 i sollën freskinë shpirtërore dhe materiale për të gjashtën herë radhazi.

Qyteti i Gjirokastrës ka pritur më shumë se 300 artistë të ardhur nga vënde të ndryshme të rajonit, ashtu siç ka ndodhur edhe në evenimentet tjera kulturore.

Për tre ditë me rradhë ky qytet dëshmoi se është vendi i grumbullimit të folkloristëve ku nën ritmet e muzikës tradicionale dhjetë ansamblet pjesëmarrëse nga Turqia, Bullgaria, Greqia, Italia, Shqipëria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia dhe Kroacia ishin përkushtuar, për të sjellur dhe përcjellë vlerat e hershme dhe ato aktuale të folkut tradicional.

Ansambli “Burimet e Sharrit “ nga Tetova, i cili përfaqësoi Maqedoninë në kët festival, gjatë natës së parë dhe të tretë, dy herë u ngjitë në skenë për të shfaqur vlerat më të mira kulturore të sjellura nga treva e Tetovës.

Ata me pesë pikat e sjellura: “Valle me motive festive”, këngën “Mbi kushtrimin e Bashkimit kombëtar”, Vallet me motive kosovare, “Syzeza” dhe “Cuca e lalës”, Odeonit të skenës ku zhvillohej festivali “Argjiro” 2010 i sollën freskinë shpirtërore dhe materiale për të gjashtën herë radhazi.

Përfaqësuesit e ansamblit i priti edhe kryetari e Bashkisë se qytetit të Gjirokastrës, Flamur Bime, i cili “Burimeve të Sharrit” iu ndau mirënjohje për kontributin e dhënë duke i shpallur tani më si qytetar të Gjirokastrës dhe njëherit edhe për t’u bërë Ftesë për pjesëmarrje në Festivalin e rradhës i cili tradicionalisht do të mbahet vitin e ardhëshm

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *