Home / Lajme / Maqedoni / Fuere takim lamtumirës me Bexhetin

Fuere takim lamtumirës me Bexhetin

21 shtator-
Fouere tha se ka biseduar me Bexhetin dhe se është njohur me sfidat me të cilat ballafaqoeht kjo komunë,sin ë apsketin social, ekonomik, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe për të treguar mbështetjen që jep Bashkimi Evropian për përkrahjen e procesit të decentralizimit që është mjaft i rëndësishëm për ardhmërinë e Maqedonisë.

Në takimin e fundit me kryetarin e komunës ambasadori I Bashkimit Evropian Ervan Fuere,me kryetarin e komunës së Tetovës është shprehur mjaft optimist se ky qytet do të vazhdojë të ngitet në aspektin ekonomik, ndërsa do të vazhdojë poashtu edhe implementimi i plotë i procesit të decentralizimit.

Fuere, është shprehur mjaft i lumtur për atmosferën e krijuar në këtë komunë pas takimeve që realizoi me kreun e komunës dhe koordinatorët e grupeve të këshilltarëve.

Fouere tha se ka biseduar me Bexhetin dhe se është njohur me sfidat me të cilat ballafaqoeht kjo komunë,sin ë apsketin social, ekonomik, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe për të treguar mbështetjen që jep Bashkimi Evropian për përkrahjen e procesit të decentralizimit që është mjaft i rëndësishëm për ardhmërinë e Maqedonisë.

“Poashtu kjo vizitë e sotme ishte mundësi e mirë që ne si BE të përsërisim potencialin e madh që ka rajoni i Tetovës për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilët do të ndihmonin për hapjen e vendeve të reja të punës, , poashtu për zhvillimin e sferës së turizmit në Kodër të Diellit dhe Malin Sharr, duke pasur parasysh se kemi të bëjnë me një natyrë shumë të bukur, që në të ardhmen të tërheq më shumë vizitorë dhe shpresoj se vetë qeveria do të bëjë gjithcka brenda mundësive të veta që të risë përkrahjen e saj që në Kodër të Diellit, poashtu shpresojmë se edhe qeveria do të jap përkrahjen e saj për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme sepse kjo është mjaft e rëndësishme për të ardhmen e vendit”, deklaroi Fouere pas takimit me Bexhetin dhe këshilltarët.

Ndërkohë që kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka falënderuar Fueren për mbështetjen që i ka dhënë komunës duke shprehur optimizëm se Fuere do të vizitojë Tetovën edhe pas përfundimit të mandatit të tij.

” Në emër të komunës dhe këshilltarëve ju falënderojnë për edukimin dhe ridekukimin që keni bërë ju se si një kryetar komune duhet të sillet me qytetarët. Dua t`ju informoj se Bashkimi Evropian, edhe më herët edhe tash ka realizuar shumë projekte në interes të qytetarëve të komunës sonë.Fouere ka njohur për së afërmi problemet në Maqedoni dhe ka ndihmuar ato të zgjidhen dhe unë shpresoj se ai sërish do të vizitojë Tetovën dhe do të bëj skijim në Kodrën e diellit”, tha Bexheti.

Fuere përveçse që është takuar me kryetarin e komunës ai është takuar edhe me koordinatorët e grupeve të këshilltarëve në komunën e Tetovës me të cilët ka diskutuar për rrjedhën e decentralizimit.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *