Home / Lajme / Maqedoni / Fuere:Gruevski e Ivanov kanë fantazi të bujshme

Fuere:Gruevski e Ivanov kanë fantazi të bujshme

13 shtator-
“E kam patjetër të them se secili që aludon se ka ekzistuar një mundësi e tillë në vitin 1995, posedon një fantazi të bujshme. Duhet të theksoj se në vitin 1995, ka ndodhur anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në BE. Në vitin 1995 as që i kishim filluar bisedimet më të gjitha vendet që u anëtarësuan në BE në vitin 2004. Madje në atë kohë nuk kishin të vendosura as marrëdhënie diplomatike. Sipas meje të gjitha debatet e tilla janë të kota dhe harxhim i kotë i kohës”, tha Ervan Fuere, ambasador I BE-së në Shkup.

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorge Ivanov duhet të kenë imagjinatën e zhvilluar nëse pretendojnë se në vitin 1995, vendi ka marrë ftesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky është mesazhi ambasadorit të BE-së që tërthorazi ua përcjellë dyshes Gruevski-Ivanov. Fuere, tha sot në vitin 1995 as ka menduar dikush për vende si Maqedonia. Ai tha se për BE-në në atë kohë, prioritet numër një ka qenë anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në familjen e madhe evropiane.

“E kam patjetër të them se secili që aludon se ka ekzistuar një mundësi e tillë në vitin 1995, posedon një fantazi të bujshme. Duhet të theksoj se në vitin 1995, ka ndodhur anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në BE. Në vitin 1995 as që i kishim filluar bisedimet më të gjitha vendet që u anëtarësuan në BE në vitin 2004. Madje në atë kohë nuk kishin të vendosura as marrëdhënie diplomatike. Sipas meje të gjitha debatet e tilla janë të kota dhe harxhim i kotë i kohës”, tha Ervan Fuere, ambasador I BE-së në Shkup.

Deklarata e Fueres erdhi një ditë pasi kryeministri Gruevski njëjtë sikurse presidenti Ivanov, deklaroi se në vitet e nëntëdhjeta Maqedonia e ka hedhur poshtë ftesën për anëtarësim në BE dhe NATO.
“Kishte një mosinteresim total për Evropën dhe NATO në vitet kur të gjitha vendet pretendonin NATO-n dhe BE-në, sepse e dinin se nëse në atë periudhë bëheshin anëtare të NATO-s dhe BE-së, nuk do të mund të bëhej privatizimi ashtu siç u bë, me çmim shumë të lirë”, tha njw ditw mw parw kryeministri Nikolla Gruevski.

Prej disa ditësh në Maqedoni po zhvillohen përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës nëse vërtetë në vitet e 90-ta ka pasur ftesë për anëtarësim në BE dhe NATO. Sipas opozitës por tani edhe sipas ambasadorit të BE-së, Fuere, deklaratat e Gruevskit dhe Ivanovit, nuk përputhen aspak me realitetin e asaj kohe. Reagimi i BE-së, vjen pasi që Brukseli zyrtar në mënyrë të drejtpërdrejtë i bëri të qartë Ivanovit dhe Milloshoskit, se anëtarësimi në BE, varet drejtpërdrejtë nga zgjidhja e kontestit të emrit.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *