Home / Lajme / Maqedoni / Georgievski akuzon Gruevskin për procesin e lustrimit

Georgievski akuzon Gruevskin për procesin e lustrimit

22 shtator-
“I nderuar kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk e di se në çfarë niveli jeni duke e shkelur ligjin duke bllokuar punën e Komisionit të lustrimit, por dua t’iu përkujtojë se akti i tillë është plotësisht përgjegjësia e juaj personale morale dhe politike, kryesisht në drejtim të historisë njëzetvjeçare të VMRO-DPMNE-së

Ish-kryeministri dhe ish kryetari i VMRO-DPMNE-së Lubço Georgievski, në një letër të hapur e akuzon pasardhësin e tij, Nikolla Gruevskin, për obstruksione në procesin e lustrimit. Shkak për këtë, siç theksohet në letër, janë informatat se Gruevski është marrë vesh me BDI-së për ndalimin e procedimit të mëtejshëm për dy deputetë, njëri nga BDI kurse tjetri nga VMRO DPMNE, për të cilët Komisioni kishte njohuri se kanë qenë spiun.
“I nderuar kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk e di se në çfarë niveli jeni duke e shkelur ligjin duke bllokuar punën e Komisionit të lustrimit, por dua t’iu përkujtojë se akti i tillë është plotësisht përgjegjësia e juaj personale morale dhe politike, kryesisht në drejtim të historisë njëzetvjeçare të VMRO-DPMNE-së.
Për më tepër, që ju me siguri jeni të vetëdijshëm për identitetin e spiunit nga grupi juaj parlamentar”- i shkruan Georgievski Gruevskit. Përgjigje nga Gruevski, të cilit letrën ia dërgoi si lider i partisë, tani për tani nuk ka. alsat-m

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *