Home / Lajme / Maqedoni / Gjysma e qytetarëve janë për zgjedhje në nëntor

Gjysma e qytetarëve janë për zgjedhje në nëntor

28 shtator-
VMRO-DPMNE do të fitojë 28,7 për qind të votave të zgjedhësve, nëse tani mbahen zgjedhje, ndërsa LSDM-ja opozitare do të fitonte 15 për qind, tregojnë rezultatet nga sondazhi i IRI-t i zbatuar në periudhën prej 26 gushtit deri më 1 shtator.

BDI-ja është në vendin e tretë të kësaj liste me 10 për qind, PDSH-ja prapa saj me tre për qind, ndërsa Demokracia e Re me dy për qind

Agjencia për hulumtimin e opinionit “Rejting” dhe e përditshmja “Dnevnik” kanë nxjerrë në epërsi rejtingun e partive në pushtet.

Sipas anketës së realizuar me 1.500 anketues gjatë muajit shtator, në rast se në nëntor do të mbahen zgjedhje të parakohshme: 23, 5 për qind të qytetarëve do të votonin për partinë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, 12,2 për qind për LSDM-në opozitare, ndërsa në bllokun shqiptar 5,3 për qind për BDI-në e Ali Ahmetit, 1,9 për qind për PDSH-në e Menduh Thaçit dhe 1,4 për qind për DR-në që udhëhiqet nga Imer Selmani.

Rreth 42 për qind të qytetarëve janë deklaruar të papërcaktuar për asnjë parti politike. Ndërkohë, 47 për qind të qytetarëve janë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në rast se deri në nëntor nuk do të zgjidhet kontesti i emrit.

VMRO-DPMNE do të fitojë 28,7 për qind të votave të zgjedhësve, nëse tani mbahen zgjedhje, ndërsa LSDM-ja opozitare do të fitonte 15 për qind, tregojnë rezultatet nga sondazhi i IRI-t i zbatuar në periudhën prej 26 gushtit deri më 1 shtator.

BDI-ja është në vendin e tretë të kësaj liste me 10 për qind, PDSH-ja prapa saj me tre për qind, ndërsa Demokracia e Re me dy për qind.

Për partitë tjera më të vogla do të prononcoheshin pesë për qind e të anketuarve. Si të pacaktuar janë prononcuar 22 për qind e qytetarëve të anketuar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *