Home / Lajme / Maqedoni / Greqia e pakënaqur me ambasadorin Reeker

Greqia e pakënaqur me ambasadorin Reeker

3 shtator-
“Ajo që ne mbështesim është që të kthehemi drejt çështjes së vërtetë, ndërsa ato nuk janë çështjet për identitetin ose gjuhën, por u përkasin gjetjes së një zgjidhjeje e cila do të mundësojë ta ruani Kushtetutën dhe të inkuadroheni në Aleancën Veriatlantike”, ka thënë Reekeri.

Qeveria e Greqisë ka shprehur pakënaqësi me deklaratat e ambasadorit amerikan në Shkup Philip Reeker i cili kishte deklaruar ditë më pare se kompromisi midis Shkupit dhe Athinës, për hyrje të Maqedonisë në NATO, do të mund të gjendej me dy emra të vendit.

Sipas Reekerit njëri emér do té ishte për përdorim në raport me shtetet që e kanë njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues (Republika e Maqedonisë) dhe tjetri, një emër i ri, i cili do të zëvendësonte atë të tashmin me të cilin vendi është i pranuar në OKB, si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM).

Zëdhënësi i ministrisë të jashtme greke Grigoris Dellavekuras dje u ka thënë gazetarëve se deklaratat e tilla nuk ndihmojnë në arritjen e kompromisit, por dëmtojnë procesin e negociatave midis të dy vendeve.
Reeker në një intervistë për televizionin e Shkupit, Alpha, pat dhënë sinjale se kompromisi midis Shkupit dhe Athinës mund të gjendet në këtë formulë të dyfishtë, pra që që Maqedonia të ruaj emrin kushtetues dhe të gjendet një emër tjetër i dytë për përdorim të tretë e me gjasë edhe për pranim në NATO.
“Nuk mendojmë se zgjidhja duhet të sjellë deri në ndryshim të emrit kushtetues ose të Kushtetutës,” ka thënë Reeker.
Sipas ambasadorit amerikan, Greqia dhe Maqedonia nevojitet që të arrijnë marrëveshje për një emër ndërkombëtar i cili do ta zëvendësojë IRJM-në.
“Ajo që ne mbështesim është që të kthehemi drejt çështjes së vërtetë, ndërsa ato nuk janë çështjet për identitetin ose gjuhën, por u përkasin gjetjes së një zgjidhjeje e cila do të mundësojë ta ruani Kushtetutën dhe të inkuadroheni në Aleancën Veriatlantike”, ka thënë Reekeri.

Deklaratat e Reekerit, sikur japin optimizëm se një kompromis i tillë do të mund të arrihet në prag të samitit të NATO-s, i cili mbahet në nëntor në Lisbonë të Portugalisë. Zëvendës-sekretari i shtetitPhilip Gordon, ishte i pari i cili gjatë vizitës në Shkup në Maj, foli për mundësinë për debllokadë të emrit dhe ftesë për NATO në nëntor.(zhurnal)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *