Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski e mbajti ‘premtimin’. Dha raport për punën katër vjeçare

Gruevski e mbajti ‘premtimin’. Dha raport për punën katër vjeçare

3 shtator
Konstante për këtë Qeveri në katër vitet e kaluara është puna. Kemi pasur program konkret me afate të caktuara dhe kemi punuar në realizimin e saj. Nuk kemi premtuar gjëra të pamundura, por punë, përkushtim dhe përgjegjësi. Pas katër vjetëve kjo mbetet obligim përmes së cilës lëvizim dhe besojmë se do të na çojë deri te qëllimi i vërtetë – dinjiteti”, tha Gruevski.

Edhe pse mediat vendore njoftuan mbrëmë se anulimi I ores konferencës së kryeministrit Nikolla Gruevski, ishte bërë pas intervenimeve të BDI-së, megjithatë sot kryeministri e mbajti pres konferencën e tij ku dha raport për punën e tij katërvjeçare, e jo siç u pretendua mbrëmë për punën dyvjeçare, që kur ëhstë në koalicion me BDI-në.
Ja se çka tha Gruevski.
Koncept i rregullt që jep rezultate përmes dhënies së llogarisë, përkushtimit dhe përgjegjësisë. Kështu kryeministri Nikolla Gruevski e vlerësoi punën katërvjeçare të Qeverisë që e kryeson, në dhënien e raportit për punën e bërë.

“Konstante për këtë Qeveri në katër vitet e kaluara është puna. Kemi pasur program konkret me afate të caktuara dhe kemi punuar në realizimin e saj. Nuk kemi premtuar gjëra të pamundura, por punë, përkushtim dhe përgjegjësi. Pas katër vjetëve kjo mbetet obligim përmes së cilës lëvizim dhe besojmë se do të na çojë deri te qëllimi i vërtetë – dinjiteti”, tha Gruevski.

Kohën e funksionimit të Qeverisë e ndau në dy periudha – dy vitet e para pa krizë ekonomike dhe dy vitet e ardhshme, siç theksoi, me krizën më të madhe ekonomike botërore në 80-të vitet e kaluara që e goditi ekonominë e Maqedonisë.

Gruevski theksoi se në dy vitet e para është realizuar rritja më e madhe e BPV-së nga pavarësimi i Maqedonisë, rritja e eksportit prej 60 për qind rekord, investime të rritura të drejtpërdrejta nga afërsisht një miliard euro, borxh publik drastikisht i zvogëluar…

“Këtë e kanë ndjerë mijëra pensionistë, të cilët kanë marrë mbi 30 për qind rritje të pensioneve mesatarisht dhe sektori publik me rrogë të rritur prej 22 përqindëve për dy vitet e para”, deklaroi kryetari i Qeverisë. I përmendi edhe vendosjen e tatimit të barazuar prej 10 përqindëve, shkallën e zvogëluar të sigurimit pensional dhe invalidor, gijotinën rregullatore, reformën bruto rrogë, projektin për vetëpunësim, rritjen 20-fish të subvencioneve për bujqit, ndarjet për arsim, pjesën e paguar parakohe të borxhit të jashtëm…

Konfirmim për punën e kryer, siç tha janë mirënjohjet që i ka marrë Maqedonia nga Banka botërore dhe nga organizatat e tjera ndërkombëtare.

Rezultate e mira në dy vitet e para i ndërpreu kriza botërore ekonomike, theksoi kryeministri i Maqedonisë. Me masat qeveritare antikrizë janë zvogëluar pasojat nga kriza dhe nuk u lejua rritje e tatimeve dhe shkurtimi i pensioneve dhe i rrogave, sikur në vende të tjera, të cilat janë goditur nga kriza.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *