Home / Lajme / Maqedoni / Humb jetën në aksident një vozitës nga Rataja.

Humb jetën në aksident një vozitës nga Rataja.

Tearcë, 11 shtator-
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12.45 në rrugën rregjionale Tetovë-Jazhincë, në dalje të fshatit Neproshten në afërsi të fshatit Leshkë, kur vetura me targa të tetovës, e tipit Alfa Romeo, e drejtuar nga 53 vjeçari Gjoko A nga fshati Ratajë, me veturën e tij ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë dhe ka goditur drurin.

53 vjeçari Gjoko A, nga fshati Ratajë, sot ka humbur jetën gjatë një aksidenti në rrugën rregjionale Tetovë-Jazhincë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12.45 në rrugën rregjionale Tetovë-Jazhincë, në dalje të fshatit Neproshten në afërsi të fshatit Leshkë, kur vetura me targa të tetovës, e tipit Alfa Romeo, e drejtuar nga 53 vjeçari Gjoko A nga fshati Ratajë, me veturën e tij ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë dhe ka goditur drurin.

Vozitësi nga plagët e marra ka vdekur në vendngjarje, ndërsa është kryer hetim nga ana e gjykatësit hetues, zëvendësprokurorit public dhe ekipeve të Sektorit për Punë të Brendëshme. Ende punohet në zbardhjen e këtij aksidenti, kurse informacionet e para janë se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjesh së shpejtësisë me kushtet e lejuara në rrugë.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *