Home / Lajme / Maqedoni / Humb jetën nxënësi 12 vjeçar:Tragjedi në shkollën Dervish Cara

Humb jetën nxënësi 12 vjeçar:Tragjedi në shkollën Dervish Cara

17 shtator-
: Deri tek nxënësi i lënduar ka arritur një nga arsimtarët dhe me veturën e tij së bashku me teknikun higjienik e kanë dërguar në spitalin klinik të Tetovës por për fat të keq ka qenë vonë dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e Sektorit për punë të Brendëshme në Tetovë

Urim Hasipi
Tetovë,-Tragjedi në shkollën fillore “Dervish Cara”. Humb jetën aksidentalisht 12 vjeçari nxënës i kësaj shkolle Hasedin Misimi. Rasti ka ndodhur në orët e mëngjëesit pak para se të fillojë mësimi.
Në raportin e policisë së Tetovës, thuhet se rreth orës 07.20 në mëngjes, pak para se të fillojë mësimi, 12 vjeçari Hasedin Misimi, nga fshati Pallçisht i Poshtëm, nga pakujdesia duke luajtur në shkallët e hollit të shkollës në katin e dytë për një moment ka rrëshqitur nga parmakët dhe gjatë rënies në dysheme ka marrë lëndime në qafë dhe në kokë prej të cilëve ka ndruar jetë në vendngjarje.

“Deri tek nxënësi i lënduar ka arritur një nga arsimtarët dhe me veturën e tij së bashku me teknikun higjienik e kanë dërguar në spitalin klinik të Tetovës por për fat të keq ka qenë vonë dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e Sektorit për punë të Brendëshme në Tetovë.
Kolegjiumin e kësaj shkolle sot e vizituan zëvendëskryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohërit Abdilaqim Ademi, dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov, si dhe kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi.
Ademi dhe Todorov kanë shprehur ngushllime stafit të shkollës dhe familjes, duke deklaruar se kjo është një humbje e madhe për familjen, shokët dhe shkollën.
“Është një ditë e vështirë për shkollën, arsimtarët, shokët.Humbi jetën një nxënës I dalluar. Por më vështirë sot e ka familja e cila humbi fëmijën e tyre të dashur. Ne jemi këtu për të shprehur ngushllimet tona në këto moment të rënda”, deklaroi zëvendëskryeministri Ademi.

Edhe Ministri Todorov, tha se të dhënat e para të hetimeve janë se kemi të bëjmë me një fatkeqësi, sepse u shua një jetë e re, vdiq një djalosh i ri dhe shprehim ngushllime me të sinqerta shokëve, familjarëve, arsimtarëve drejtorisë etj.

Edhe drejtori i shkollës Sali Emini, u shpreh se bëhet fjalë për një rast tragjik dhe se shkolla humbi një nxënës të shkëlqyer. Hasedini sipas rrëfimit të arsimtarëve, ka qenë një nxënës i shkëlqyeshëm dhe një sportiest i dalluar.
Ai ka luajtur për grupmoshat e reja në klubet lokale në këtë rajon. Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe punon në zbardhjen e detajeve të kësaj fatkeqësie, ndërsa trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *