Home / Lajme / Maqedoni / Igëlberger: Greqia nuk ka të drejtë historike që ta kontestojë emrin e Maqedonisë

Igëlberger: Greqia nuk ka të drejtë historike që ta kontestojë emrin e Maqedonisë

23 shtator-
“Vendi që quhet Maqedoni është quajtur kështu edhe gjatë ekzistimit të saj si republikë në kuadër të ish-Jugosllavisë. Vallë ky fakt ka sjellur deri në probleme serioze mes Greqisë dhe Jugosllavisë ose mes Greqisë dhe Republiksë Jugosllave të Maqedonisë? Kishte moskuptime, të cilat shëndritën përkohësisht, por ato asnjëherë nuk kanë arritur në pikën e kanosjes së paqes në rajon. Dhe pse do të eskalonte deri këtu? Vallë ka diçka më të papjekur dhe më të marrë se “kërcënimi” i një kombi, përmes së cilës mohohet anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është që ta ruajnë paqen dhe t’i mbrojnë anëtaret e veta nga agresioni nga ana e joanëtarëve”, thotë Igëlberger në intervistën për “Zërin e popullit” të televizionit NTV, të dhënë me kërkesë të tij, për shkak të siç thotë, fushatës agresive të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas në margjinat e Asamlesë së përgjithshme të KB-së

I panevojshëm dhe i pabazë është kontesti rreth emrit të Republikës së Maqedonisë, sepse ajo ashtu është quajtur edhe në suaza të ish-Jugosllavisë dhe kjo nuk ka shkaktuar kurrfarë problemi, vlerëson sekretari i mëparshëm shtetëror i SHBA-së, Lorens Igëlberger.

“Vendi që quhet Maqedoni është quajtur kështu edhe gjatë ekzistimit të saj si republikë në kuadër të ish-Jugosllavisë. Vallë ky fakt ka sjellur deri në probleme serioze mes Greqisë dhe Jugosllavisë ose mes Greqisë dhe Republiksë Jugosllave të Maqedonisë? Kishte moskuptime, të cilat shëndritën përkohësisht, por ato asnjëherë nuk kanë arritur në pikën e kanosjes së paqes në rajon. Dhe pse do të eskalonte deri këtu? Vallë ka diçka më të papjekur dhe më të marrë se “kërcënimi” i një kombi, përmes së cilës mohohet anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është që ta ruajnë paqen dhe t’i mbrojnë anëtaret e veta nga agresioni nga ana e joanëtarëve”, thotë Igëlberger në intervistën për “Zërin e popullit” të televizionit NTV, të dhënë me kërkesë të tij, për shkak të siç thotë, fushatës agresive të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas në margjinat e Asamlesë së përgjithshme të KB-së.

Në lidhje me fushatën që pala greke e zhvillon ndaj Maqedonisë, duke e akuzuar me këtë rast për kryerje të “antikvizimit” Igëlberger theksoi se Greqia nuk ka të drejtë të përvetësojë historinë antike të Maqedonisë.

“Greqia pohon se Maqedon ose Maqedonia dhe Aleksandri i Madh janë të sajat. Ky është pohim i rremë dhe është koha që dikush ta zbardh këtë. Grekët antikë e kanë konsideruar Maqedoninë si gjysmë të civilizuar dhe e cila për to ka paraqitur burim të lëndës së parë dhe asgjë më tepër. Zhvillimi i Maqedonisë gjatë kohës së Filipit dhe djalit të tij Aleksandrit është pritur me trazirë të vërejtur dhe me kundërshtim ushtarak, rezultati i së cilës ka qenë dështimi i qyteteve si Athina dhe Teba. Filipi dhe Aleksandri janë konsideruar si tiranë që e shkatërrojnë lirinë e grekëve. Ajo që grekët bashkëkohorë pohojnë se mbretëria greke e Maqedon është e tyre paraqet injorim të një fakti historik”, thekson Lorens Igëlberger.

Ai shtoi se për shkak të fakteve të këtilla, e kanë të vështirë ta pranojnë validitetin e kërkesës greke për pronësi mbi emrin Maqedoni.

“Grekët antikë asnjëherë nuk janë angazhuar që të pohojnë se Maqedonia është e tyre dhe asnjëherë nuk i kanë pranuar as Filipin, as Aleksandrin si pushtetarë të tyre legjitimë. Pohimi grek për Maqedoninë bazohet në informacione të gabuara historike dhe për këtë shkak nuk ka asnjë bazë faktike historike”, thekson funksionari i mëparshëm i lartë në Departamentin e Shtetit.

Igëlberger i shpreh qartë simpatitë e tij për popullin e Maqedonisë, edhe pse, siç thotë, kupton se nuk është e urtë dhe është e rrezikshme për një të huaj, të përzihet në punët e brendshme të dy shteteve të tjera. “Por, mahnitja ime për fuqinë e karakterit, të cilin populli i Maqedonisë e tregon gjatë këtij debati e justifikon faktin që unë marr anë”, thekson Igëlberger

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *