Home / Lajme / Maqedoni / Informatat për ligjin për banim në ueb faqen e komunës

Informatat për ligjin për banim në ueb faqen e komunës

10 shtator-
Në këtë drejtim komuna e Tetovë njofton qytetarët e komunës së Tetovës, se të gjithë formularët e nevojshëm në lidhje me rregjistrimin e bashkësisë së pronarëve do të shpallen ne ueb faqen e komunës.

Komuna e Tetovës përmes një njoftimi, lajmëron banorët e komunës së Tetovës, të cilët jetojnë në ndërtesat banesore- kolektive se obligohen që në pajtim me ligjin për banim, të formojnë bashkësinë e pronarëve si person juridik për menaxhimin me ndërtesat banesore.
Në këtë drejtim komuna e Tetovë njofton qytetarët e komunës së Tetovës, se të gjithë formularët e nevojshëm në lidhje me rregjistrimin e bashkësisë së pronarëve do të shpallen ne ueb faqen e komunës.
Implementimi I këtij obligimi pak para kohës u shty nga ana e qeverisë, ndërsa më pas janë paraparë edhe gjoba.

Ligji për banim vështirë se mund të zbatohet pasi është i shtrenjtë për standardin e Maqedonisë, kështu deklaruan nga Konfederata e Organizatave Sindikale duke kërkuar ndryshimin e tij.
Ata kërkuan nga ministria e transportit dhe lidhjeve dhe nga Qeveria që të ulen në tavolinë dhe së bashku ta shqyrtojnë ligjin dhe ti përmirësojnë lëshimet.
Nëse Qeveria nuk dëshiron ti dëgjoj kërkesat, në shtator do t’i ftojnë qytetarët në protesta, thonë nga Konfederata e sindikatave.Nga regjistri qendror bëjnë të ditur se nga gjithsej 10 mijë ndërtesa banimi në vend, tani vetëm 5 deri 10 për qind i kanë regjistruar bashkësitë.
Më së shumti prej tyre ka në Shkup,345 bashkësi të banorëve, në Ohër 58, Gjevgjeli 29 kurse më pak ka në Tetovë, Veles, Strugë, Koçan, Strumicë, Manastir e Prilep. Sipas ligjit për banim, banorët e një ndërtese mund të zgjedhin ose kryetar ose menaxher të ndërtesës i cili ka për detyre që të kujdeset për mirëmbajtjen e saj dhe për shpërndarjen e buxhetit.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *