Home / Sport / Ja 11-shja më e mirë e Premier Ligës në vite

Ja 11-shja më e mirë e Premier Ligës në vite

Një sondazh në internet i zhvilluar në Angli ka përcaktuar 11-shen më të mirë të Premier Ligës në vite.

Mançester Junajtid, që ka vendosur diktatin në kampionatin anglez prej vitit 1992, dominon formacionin me plot shtatë futbollistë. Votat e mbi 160 mijë personave që shprehën mendimin e tyre kanë përcaktuar si portierin më të mirë ish-danezin e Junajtid, Piter Shmajkëll, me gati 50 për qind të votave.

Në të djathtë të mbrojtjes është zgjedhur kapiteni i “Djajve të kuq”, Geri Nevill, ndërkohë që në krahun tjetër, mbrojtësi tjetër i Junajtid, Patris Evra, ka fituar për fare pak ndaj anglezit të Çelsit, Eshli Kol. Dyshja e qendrës përbëhet nga Xhon Terri i Çelsit dhe ish-mbrojtësi i Arsenalit, Toni Adams.

Rajan Gigs mblodhi 73 për qind të votave, duke siguruar një vend në krahun e majtë të mesfushës, kurse Dejvid Bekam mundi fare ngushtë Kristiano Ronaldon dhe suedezin Fredrik Ljunberg në të djathtë. Stivën Zherrard dhe Pol Skols përbëjnë qendrën e mesfushës. Ky i fundit pati vetëm një për qind më tepër vota se Frenk Lampard.

Ish-kapiteni i Arsenalit, Tierri Henri dhe francezi i Mançesterit, Erik Kantona, janë zgjedhur në repartin e sulmit. Pak dyshime sa i përket stolit. Me 64 për qind të votave, Aleks Ferguson është përzgjedhur si trajneri më i mirë i Premier Ligës në vite.

Ja formacioni:

Portier: Piter Shmajkëll (Mançester Junajtid);

Mbrojtës: Geri Nevill (Mançester Junajtid), Xhon Terri (Çelsi), Toni Adams (Arsenal), Patris Evra (Mançester Junajtid);

Mesfushorë: Dejvid Bekam (Mançester Junajtid), Stivën Zherrard (Liverpul), Pol Skols (Mançester Junajtid), Rajan Gigs (Mançester Junajtid);

Sulmues: Tierri Henri (Arsenal), Erik Kantona (Mançester Junajtid);

Trajner: Aleks Ferguson (Mançester Junajtid)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *