Home / Lajme / Maqedoni / Ka përmirësim të konsiderueshëm në sferën e mjedisit jetësor në krahasim me vitin e kaluar

Ka përmirësim të konsiderueshëm në sferën e mjedisit jetësor në krahasim me vitin e kaluar

2 shtator-
Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.

Urim Hasipi
Në sferën e mjedisit jetësor ka përmirësim të konsiderueshëm në krahasim me vitin e kaluar, janë vendosur gjithnjë e më shumë trupa, të cilët merren me këtë problematikë, janë vendosur sisteme komunale për menaxhim me mbeturinat dhe janë miratuar ligje dhe akte nënligjore, deklaroi zëvendës-kryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Vasko Naumovski pas takimit të sotëm me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi.

Ai theksoi se pritet vlerësim jashtëzakonisht më i mirë për këtë kapitull në raportin e KE-së në krahasim me vitin e kaluar.

“Do të nevojiten edhe aktivitete të nevojshme dhe plotësuese, por përcaktimi ynë mbetet të vazhdojmë me përpjekje të përbashkëta t’i realizojmë edhe të gjitha vërejtjet e shënuara në raportin e vitit të kaluar me qëllim që këtë vit të marrin vlerësim të mirë. Kishim një prej takimeve të rregullta të cilat i mbajmë me ministritë me qëllim që të shohim se deri ku ecin aktivitetet lidhur me procesin e integrimit evropian me sektorë të caktuar”, theksoi Naumovski.

Ai tha se kanë takime të rregullta me të gjitha ministritë, të paktën një herë në çdo kuartal dhe se kanë filluar me këtë praktikë vitin e kaluar para marrjes së raportit të vitit të kaluar.

“Këto janë takime të rregullta koordinuese në të cilat më hollësisht shqyrtohet procesi i integrimit evropian me çdo ministri. Deri tani nga ana e Ministrisë së Mjedisit jetësor janë përgatitur 12 ligje dhe ky është një numër i mirë. Të gjtiha ligjet të cilat kanë qenë në sferën e mjedisit jetësor për vitin 2010 kanë përfunduar, tre prej tyre janë në seancë të Qeverisë javën e ardhshme. Me mjetet të cilat qëndrojnë në dispozicion Ministria mirë i kryen aktivitetet lidhur me integrimet evropiane”, shtoi Naumovski.

Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.

“Pjesë e diskutimeve ishte edhe përgatitja për palikimet IPA qoftë për komponentën e parë qoftë për komponentën e tretë. Pjesë e obligimeve të cilat janë në sektorin e mbeturinave dhe ujrave do të mbulohen me mjete financiare nga fondet IPA për të cilat i përgadisim aplikimet e para”, shtoi Jakupi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Naumovski tha se Ligji për ujëra ka ndryshuar dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare në prill në pajtim me të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian dhe do të implementohet nga 1 janari i vitit 2011.

Lidhur me deklaratën e djeshme të kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski për mundësitë e lëshuara në vitin 1995, Naumovski tha se “është joshembullore nga kryetar i një partie politike, e cila është në Parlamentin e shtetit kandidat, që pret të fillojë negociata, të shërbehet me ofendime ndaj anëtarëve të Parlamentit Evropian”.

“Mendoj se të gjithë anëtarët e Parlamentit Evropian kanë merituar respekt nga të gjithë politikanët në Republikën e Maqedonisë. Kjo gjithsesi nuk shkon në dobi të imazhit tonë në Bashkimin Evropian. Pres që të gjithë subjektet tona politike të përmbahen nga vlerësime joshembullore për përfaqësuesit e institucioneve evropiane”, theksoi zëvendës-kryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Vasko Naumovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *