Home / Sport / Kapelo zgjedh “Topin e artë”: Ksavi ose Iniesta

Kapelo zgjedh “Topin e artë”: Ksavi ose Iniesta

Italiani i kombëtares së Anglisë, Fabio Kapelo, mendon se “Topi i artë 2010” duhet të shkojë në Spanjë. Më saktësisht, në Barcelonë.

Don Fabio vlerësoi dyshen e mesfushës katalanase dhe të kombëtares spanjolle Ksavi-Iniesta, duke shtuar se njëri prej tyre e meriton çmimin prestigjoz për vitin 2010.

“Mendoj se duhet ta marrë një lojtar i madh që ka fituar Botërorin, pasi kush e fiton ka bërë diçka të vecantë”, u shpreh tekniku italian për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.

Kapelo nuk i kurseu fjalët e mira për skuadrën e Pep Guardiolës dhe për Lionel Mesin: “Ata e njohin njëri-tjetrin në përsosmëri dhe tani kanë edhe David Vilën. Kurse Leo Mesi bën gjëra që lojtarët e tjerë as që mund t’i imagjinojnë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *