Home / Lajme / Maqedoni / Keqpërdoret nafta e destinuar për Vezë Sharri

Keqpërdoret nafta e destinuar për Vezë Sharri

29 shtator-
”Ne e kemi vërejtur se karburanti na vjen më pak se nga ajo që kemi porosit dhe sot njoftuam policinë e cila erdhi në vendngjarje, ndërsa vetë policia ka hetuar se kamioni i cili bënte transportin 20 deri 30 përqind e kthente sërish në cisternë.Çdo herë kështu kanë vepruar me naftën kur e kanë sjellur tek firma jona. Ne për këtë mallverzime kemi njoftuar kompaninë se i njejti kamion bën keqpërdorim. Sot erdhi i njejti dhe e kapëm duke vjedh naftën në prezencë edhe të policisë”, theksoi Aleksandër Baçovski, avokat i firmës Vezë Sharri.

Firma Cërna Reka ka keqpërdorur karburantët të cilët kanë qenë të destinuara për firmën Vezë Sharri, nga Tetovë. Pronarët e fabrikës së njohur tetovare kanë bërë të ditur se keqpërdorimi i karburantëve ka filluar që nga muaji i tretë i këtij viti.

”Ne e kemi vërejtur se karburanti na vjen më pak se nga ajo që kemi porosit dhe sot njoftuam policinë e cila erdhi në vendngjarje, ndërsa vetë policia ka hetuar se kamioni i cili bënte transportin 20 deri 30 përqind e kthente sërish në cisternë.

Çdo herë kështu kanë vepruar me naftën kur e kanë sjellur tek firma jona. Ne për këtë mallverzime kemi njoftuar kompaninë se i njejti kamion bën keqpërdorim. Sot erdhi i njejti dhe e kapëm duke vjedh naftën në prezencë edhe të policisë”, theksoi Aleksandër Baçovski, avokat i firmës Vezë Sharri.

Sipas tij, fabrika Vezë Sharri ka kontratë me një firmë nga Shkupi për furnizim me naftë, ndërsa ajo firma ka angazhuar Cërna Rekën që të sjell naftën.
” Ne bashkëpunojmë me një firmë nga Shkupi, dhe faturat të cilët ajo i ka lëshuar ne i kemi nënshkruar, dhe nuk kemi qenë në dijeni se dikush bën këso keqpërdorime.Sipas analizave tona, ne kemi marrë 5 mijë litra kurse nga kjo shumë, na është vjedhur 870 litra.
Prej sot e prishim kontratën me këtë firmë ndërsa hetimet do të vazhdojnë”, tha Baçovski avokat në firmën Vezë Sharri me seli në fshatin Trebosh.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *