Home / Lajme / Rajon / Kërkohet njohja nga vendet afrikane

Kërkohet njohja nga vendet afrikane

Prishtinë, 20 shtator 2010-
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë sa i përket pavarësisë së Kosovës dhe e ka sqaruar se kjo pavarësi ishte rezultat i rrethanave shumë specifike, duke konfirmuar kështu se Kosova vërtet është një rast i veçantë. Mendimi i Gjykatës se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare ka hequr çfarëdo dileme që dikush mund të ketë pasur sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës”, tha Sejdiu.

Urim Hasipi
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me të arritur në Nju-Jork, ka filluar aktivitetet dhe takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme, me qëllim lobimin për njohjen e Kosovës.

Sejdiu, i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri Skënder Hyseni, është takuar me presidentin e Republikës së Afrikës Qendrore, Francois Bozizé, nga i cili kërkoi që sa më parë ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, hap ky që do të mundësonte pastaj bashkëpunimin e ngushtë në mes të dyja shteteve.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë sa i përket pavarësisë së Kosovës dhe e ka sqaruar se kjo pavarësi ishte rezultat i rrethanave shumë specifike, duke konfirmuar kështu se Kosova vërtet është një rast i veçantë. Mendimi i Gjykatës se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare ka hequr çfarëdo dileme që dikush mund të ketë pasur sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se pavarësia e Kosovës ishte shprehje e vullnetit të popullit të saj për të jetuar i lirë dhe njohja nga Republika e Afrikës Qendrore, përveç që do ta përkrahte këtë vullnet, do të kontribuonte edhe në stabilitetin dhe paqen në Evropën Juglindore.

Presidenti Bozizé e falënderoi Presidentin Sejdiu për këto informata të dorës së parë dhe tha se shteti i tij i jep rëndësi të madhe çështjes së Kosovës. Ai tha se e kupton vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur dhe se shteti i tij po e analizon me vëmendje të gjithë situatën. Presidenti Bozize po ashtu theksoi se rajoni i ish-Jugosllavisë ka kaluar nëpër shumë luftëra të përgjakshme dhe tanimë ka ardhur koha që ky rajon të jetojë në paqe.

Presidenti Sejdiu, në një mbrëmje të veçantë për Afrikën, organizuar nga Cinema for Peace Foundation, u takua edhe me presidentin e Ruandës, Paul Kagame, si dhe liderë e ministra të tjerë të cilët ishin prezentë në këtë mbrëmje. Edhe në bisedën me presidentin Kagame, Sejdiu përsëriti kërkesën për njohje të Republikës së Kosovës.

Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe ministri Hyseni darkuan mbrëmë me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Delegacionet diskutuan koordinimin e mëtejmë dhe bashkëpunimin e ngushtë mes të dyja shteteve si dhe procesin e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *